Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuvendi nis procedurat për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese, PD gati të riankimojë ligjet e reformës dhe paktin me Greqinë, spastrimi i gjyqësorit në rrezik

Postuar: 13/02/2018 - 07:26

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur dje procedurat për t’i dhënë fund ngërçit në Gjykatën Kushtetuese. Javën që lamë pas ishte Presidenti i Republikës ai që hapi garën për 2 emra, ndërsa për vendin e tretë vakant dje është vënë në lëvizje Parlamenti. Përmes një njoftimi në faqen në internet, u është bërë ftesë gjyqtarëve të interesuar të aplikojnë për vendin vakant. “Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b” dhe 179, pika 2, të Kushtetutës, dhe në nenet 7, 7/a 7/c dhe 86, pika 4, shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me qëllim plotësimin e “vakancës së dytë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate, z. Vladimir Kristo, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për 1 anëtar të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në shpalljen e Parlamentit. Në faqen në internet të Kuvendit janë publikuar dhe kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit, ndërsa bëhet me dije se afati përfundimtar për aplikime është data 15 shkurt. Kushti kryesor që duhet të plotësohet është se kandidati duhet të ketë 15 vite përvojë dhe në 10 vitet e fundit nuk duhet të ketë pasur poste në administratë dhe në politikë.

Loja e opozitës

Pak ditë më parë ishte Presidenca që shpalli 2 vende vakante dhe me shumë gjasë brenda muajit Gjykata Kushtetuese do të plotësohet me 9 anëtarë, edhe pse emrat e rinj nuk do e kenë kaluar vetingun. Por kthim i Kushtetueses në normalitet do të bëjë që reforma në drejtësi të vihet në pikë- pyetje. Sipas informacioneve të gazetës, kjo do të shfrytëzohet nga Partia Demokratike për të ankimuar disa ligje të reformës në drejtësi. Më konkretisht, pritet të ankimohet ligji për KLGJ e KLP, si dhe ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo për faktin se në ankimimet e mëparshme për këto ligje nuk pati një vendimmarrje sepse kërkohej një rezultat 5-4 dhe kuorumi prej 5 votash nuk u arrit. Në PD është ngritur një grup pune, i cili po riharton paditë dhe ato do i paraqiten gjykatës. Synimi i demokratëve është që të rrëzohen një sërë nenesh që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe të KLP. Kjo do të thotë se nëse Kushtetuesja e pranon kërkesën tyre, mund të kërkohet që procesi të nisë nga e para. PD ka shfaqur pakënaqësi lidhur me filtrat për kandidatët nga shoqëria civile, avokatia dhe pedagogët. Plani është që ajo çfarë është arritur deri më tani të rrëzohet dhe procesi të nisë nga e para.

Pakti i detit

Një tjetër çështje që mund të shkojë në Kushtetuese është marrëveshja e re me Greqinë. Ishte deputeti Oerd Bylykbashi ai i cili të dielën deklaroi se qeveria e ka bllokuar qëllimisht Kushtetuesen. “Rama i ka shitur territorin e Shqipërisë grekëve! Tregtari i kufinjve ka bërë marrëveshje në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës. Askush nuk di çfarë interesi tjetër kombëtar ka tregtuar për pushtetin e tij. Gjykata Kushtetuese është në kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anëtarë, vetëm 5 janë sot në detyrë me mandat të plotë. Rama po bllokon zëvendësimin e vendeve bosh”, tha ai. Por gazeta ka mësuar se sapo të plotësohen vendet vakante dhe nëse ka një marrëveshje konkrete për detin, PD do i drejtohet gjykatës. Si duket demokratët do i kthejnë reston PS, e cila rrëzoi paktin e vitit 2009. Burimet i thanë gazetës se sido që të jetë marrëveshja e re, PD do e ankimojë atë në Kushtetuese, duke mbrojtur shitjen e detit që bëri Berisha./Kliti TOPALLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2018 - 08:43

Policia e Durrësit ka ndaluar 2 persona të dyshuar si aurorë të vjedhjes se prokurorisë.

Sipas burimeve të policisë, janë ndaluar dy shtetas, njëri nga Durrësit dhe tjetri nga Sukthi.

Të dy personat janë ndaluar me urdhër prokurorie pas hetimit të nisur.

Postuar: 25/05/2018 - 08:02

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma.

Postuar: 25/05/2018 - 07:18

Katër turistë austriakë dhe tre shqiptarë janë izoluar në malet e Lurës, ndërsa të alarmuar kërkojnë ndihmë.

Postuar: 24/05/2018 - 22:58

Gazetari investigativ  Trashëgim Sokolaj ka zbardhur detaje nga ngjarja e djeshme në Prokurorinë e Durrësit, ku janë grabitur materiale në server dhe pamje të kamerave të s

Artan Lulaj Prokurori

Postuar: 24/05/2018 - 22:49

22-vjeçari Marvi Mihali u vra barabarisht me thikë nga disa bashkëmoshatar në 31 korrik 2017.
 

Postuar: 24/05/2018 - 22:27

Moderatori dhe gazetari Artur Zheji tha se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj  është në burgun e Çivitavekias në një qytezë në Romë.