Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mblidhet Komiteti i Stabilizim Asociimit me BE, Brukseli thirrje opozitës të bashkëpunojë për integrimin, vlerësohen reformat e qeverisë

Postuar: 13/02/2018 - 07:28

Është mbledhur dje, nën kujdesin e Kuvendit, sesioni i parë i takimit të 12 i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Bashkimi Evropian-Shqipëri. Takimi u zhvillua nën drejtimin e kryetares së delegacionit të PE, Monica Macovei dhe kryetarit të delegacionit shqiptar, Taulant Balla. Por ajo që ra në sy është se gjatë sesionit të parë të këtij takimi, Brukseli i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë për integrimin. Vetë kryetarja e delegacionit të PE, Monica Macovei gjatë fjalës së saj u shpreh se partitë politike duhet të jenë të bashkuara për çështjen e integrimit. Madje ajo theksoi se dialogu politik është vital për anëtarësimin e Shqipërisë. “Parlamenti Europian është shumë mbështetës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Partitë politike duhet të jenë bashkë në përpjekjet për integrim. Dialogu politik është vital për këtë. Është momenti që ju duhet të bashkoheni. Të shpresojmë që takimi i sotëm dhe nesër, do jetë një hap konstruktiv. Ne kemi dëgjuar nga Komisioni Europian që Shqipëria është në udhën e mbarë në përpjekjet e saj për reformat dhe shpresojmë që të kemi rezultate të prekshme. Nuk është mirë që partitë në Parlament gjatë gjithë kohës të luftojnë. Ne mirëpresim prezencën e të dy anëve dhe të kemi rekomandime të popullit shqiptar”, u shpreh Monica Macovei.

Monica Macovei: Të korruptuarit po tërhiqen nga sistemi

Ndërkaq, kreu i delegacionit të PE, Monica Macovei u ndal edhe tek çështja e reformës në drejtësi dhe akuzat e opozitës ndaj kandidatëve të KLP dhe KLGJ për mosplotësim kriteresh. Ajo theksoi se fokusi i reformës është që të pastrojë shumicën e të korruptuarve nga drejtësia dhe jo të gjithë sistemin. Madje Macovei, në mënyrë të nënkuptuar, duke marr shkas dhe nga largimi i Adriatik Llallës, deklaroi se edhe pse rezultati nuk do të jetë perfekt, kjo reformë po jep efekte pozitive pasi një sërë prokurorësh dhe gjyqtarësh të korruptuar po tërhiqen nga sistemi. “Reforma në drejtësi ka progres pasi ka rezultate vlerësuese. Edhe vetë fakti që disa gjyqtarë dhe prokurorë janë dorëhequr është një provë e reformës. Kryesorja është të pastrojmë gjyqësorin. Vendi ka nevojë që të ketë një sistem gjyqësor cilësor. Rezultati nuk do të jetë perfekt. Nuk do të jenë engjëj të gjithë personat në gjyqësor, por kjo do të jetë një shkëputje nga korrupsioni. Duam të shohim rezultate të prekshme. Koha e miratimit të ligjeve ka kaluar. Ju duhet të filloni zbatimin”, tha ajo.

Vlahutin: BE e kënaqur me punën e qeverisë

Ashtu si kryetarja e delegacionit të PE, Monica Macovei edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin deklaroi dje në Komitetin e Stabilizim Asociimit se BE është e kënaqur me ecurinë e deritanishme të vetingut dhe punën e qeverisë. Madje Vlahutin, në kuadër të kësaj deklarate nuk nguroi të sillte edhe  njëherë në mënyrë të nënkuptuar dorëheqjen e Adriatik Llallës nga procesi i vetingut. Mirëpo Vlahutin përveç vetingut lëshoi mesazhe edhe për opozitën që të marrë përgjegjësit e saj pasi, sipas saj integrimin nuk ta fal BE. “Qeveria ka peshën që të bëj opozitën të jetë më aktive. Opozita të marrë përgjegjësitë e saj. BE e kënaqur me ecurinë e vetingut. Dorëheqja e fundit në procesin e vetingut ishte një sinjal pozitiv. Të bëheni një dhe të bëni një aleancë të fortë kundër gjithë padrejtësive dhe krimeve. Ky vend duhet të bëjë përpjekje, të ketë ritme të qëndrueshme nëpërmjet reformave. Për sa i përket rezultateve të procesit, duhet të presim raportin përfundimtar. Hapja e diskutimeve për pranim nuk është dhuratë, është përshpejtim përpjekjesh”, tha ajo./Endri ARIZI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2018 - 22:57

Policia e Pukës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorët e grabitjes së arkës së kishës së Fushë-Arrëzit mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë A. V., 14 vjeç dhe M. Gj., 14 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Postuar: 27/05/2018 - 22:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore me pasojë plagosjen e dy personave.

Postuar: 27/05/2018 - 22:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 57 vjecar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17 vjecar.

Postuar: 27/05/2018 - 19:41

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), Aleksandër Çipa ka komentuar incidentin e kryeredaktorit të RD, Blendi Kasmi dje në protestën e opozitës përpara Ministrisë së Bre

Postuar: 27/05/2018 - 19:30

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë grabitur një sasi parash në Kishën kritsjane të Fushë Arrëzit.

Postuar: 27/05/2018 - 19:22

Përmes një deklarate, shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dënuar dhunën që sipas saj ka ushtruar policia ndaj gazetaret të “Rilindjes Demokratike“ gj

Postuar: 27/05/2018 - 18:56

Kur na ndajnë pak minuta nga ndeshja për Kupën e Shqipërisë mes Lacit dhe Skënderbeut që zhvillohet në orën 19:00 në ‘Elbasan Arena’, Policia e Elbasanit ka marrë të