Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbyllet vetingu për 57 gjyqtarë dhe prokurorë, brenda 5 ditësh nisin largimet, ja kush rrezikon

Postuar: 13/02/2018 - 07:18

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbyllur procesin e vetingut për 57 gjyqtarë dhe prokurorë. Pas disa muajsh verifikimesh për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe karrierës, janë mbyllur dosjet për emrat e parë, ndërsa brenda kësaj jave nis furtuna në sistemin e drejtësisë. Po si ka shkuar ky proces deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë? Kanë qenë plot katër trupa gjyqësore, ato të cilat kanë përfunduar kontrollin ndaj së paku 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve, këta të fundit do të njoftohen me anë të postës elektronike nëse e kanë kaluar, apo jo vetingun. Ndërsa më pas ky relacion pritet t’u përcillet të kontrolluarve, të cilët kanë të drejtë të përgatiten dhe të mbrohen në seancat dëgjimore që do të zhvillohen me dyer të hapura. Ndërkohë që vetëm pas këtij procesi, Komisionit i Pavarur i Kualifikimit ka të drejtë të shpallë vendimin. Por, verifikimi i pasurive, i pastërtisë së figurës dhe i aftësive është në fakt një çështje administrative që përfshin pastrimin e drejtësisë. Mirëpo vetingu nuk është një çështje penale që do të sillte arrestime gjyqtarësh, apo prokurorësh në rastet kur ata do të konstatohen me pasuri dhe lidhje të dyshimta. Sepse në këtë hetim administrativ tre janë vlerësimet që propozohen për gjyqtarët dhe prokurorët, që po rivlerësohen dhe që janë, “i papërshtatshëm, i aftë dhe me mangësi”. Por, rezultatet për njerëzit e parë që janë kontrolluar nuk bëhen publike, pasi ruhen të dhënat personale.

Verifikimet

Burimet thonë se të parët që kanë kaluar në sitën e vetingut janë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa brenda pesë ditëve secilit prej tyre duhet t’i vendoset në dispozicion raporti i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas parashikimeve ligjore barra e provës më tej i përket gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët do të dalin në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të procesit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të shpallë brenda 30 ditëve nëse gjyqtari dhe prokurori që po rivlerësohet, do të qëndrojë në sistem, apo do të largohet. Ndërkohë që mbetet për t’u parë se si do të procedohet dhe nëse do të bëhen publike të dhënat e procesit të vetingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili pak ditë më parë deklaroi tërheqjen nga drejtë- sia. Ndërsa për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imerajn, i cili u dorëhoq pak ditë më parë dje u ndërprenë procedurat, edhe pse dosja ishte mbyllur.

Ja kush rrezikon

Interesant është fakti se nga verifikimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, disa nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, si dhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rrezikojnë të largohen nga sistemi. Por ajo që është më interesante, është se ditët në vijim do të thirren në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit emrat e parë të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në bazë të ligjit, përpara se të jepet vendimi, gjyqtarët dhe prokurorët thirren dhe japin sqarime për çdo paqartësi të trupës. Në këtë mënyrë gjatë këtij muaji, emra si njohur dhe drejtues të drejtësisë, do të paraqiten dhe do të pyeten me detaje për të gjitha pronat që kanë deklaruar, çështjet që kanë shqyrtuar apo kontakte me njerëz të ndryshëm të botës së krimit. Më pas komisioni do të dalë me një raport ku do vendosë nëse ata e kalojnë apo jo vetingun./Rigels SELIMAN

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 40

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 12:07

Ditën e sotme në mediat online qarkulloi lajm i se thekson se ish-oficeri i sektorit të antidrogës, Dritan Zagani është dënuar me burg nga Gjykata e Fierit.

Postuar: 20/11/2018 - 11:52

Pas hapit që 18 të dënuar në burgun e Burrelit ndërmorën për t’u futur në grevë urie për sh

Postuar: 20/11/2018 - 11:33

Zyrat e  institucioneve rajonale në Kukës janë thyer gjatë natës së 18 nëntorit në rrethana

Postuar: 20/11/2018 - 11:08

Sherr në zyrat e Hipotekës në Fier.

Postuar: 20/11/2018 - 11:02

Edhe pse me një masë dënimi dhënë nga gjykata, një 32-vjeçar nga qyteti i Elbasanit eshtë arrestu

Postuar: 20/11/2018 - 11:00

Në një kohë kur testi i parë për gradën ‘Komisar’ u anulua me pretendimin se policët

Postuar: 20/11/2018 - 10:48

Nja ngjarje e rëndë tronditi një ditë më parë Peqinin, kur një 15-vjeçar plagosi veten aksidental