Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta takim me presidenten e Kroacisë, marrëveshja e diskutuar!

Postuar: 12/01/2018 - 08:49

Presidenti i Republikës Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitaroviç, në Zagreb.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që Presidentja Grabar-Kitaroviç dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlantik, Presidenti Meta theksoi se, ka ardhur koha që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik.

Presidenti Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar, që jeton në Kroaci si urë lidhëse në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Të dy Presidentët ranë dakord që, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, të zhvillojnë një vizitë të përbashkët tek komuniteti 300-vjeçar i Arbanasve të Zarës.

Të dy Presidentët theksuan domosdoshmërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësuan rolin shumë të rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim Procesi i Brdo-Brijunit.

Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetjen e Kroacisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE, mbështetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe inkurajuese për vijimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme.

Është jetike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor një agjendë gjithëpërfshirëse dhe afate konkrete anëtarësimi në BE – nënvizoi Presidenti Meta.

Presidentët Meta dhe Kitaroviç ranë dakord që vizita shtetërore e Presidentes kroate në Shqipëri të zhvillohet në muajt në vijim.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 37

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 22:17

Prej gati dy javësh studentët janë duke protestuar kundër tarifave të larta të studimit.Shumë prej figurave të njohura i kanë mbështetur studentët.

Postuar: 16/12/2018 - 19:47

Një 53-vjeçar grek vret veten pasi bashkëshortja shqiptare, 35-vjeçe, e denoncon në polici për ab

Postuar: 16/12/2018 - 18:41

Kur kemi hyrë në ditën e dymbëdhjetë të protestës, një nga përfaqësueset e Organizatës Politika d

Postuar: 16/12/2018 - 17:38

Fejzi Sakaj 46 vjeç dhe Astrit Gjata 55 vjeç janë dy punonjësit e kompanisë private, të arrestuar

Postuar: 16/12/2018 - 17:21

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i ftuar në studion Fax News, ka komentuar situatën aktuale në ve

Postuar: 16/12/2018 - 16:53

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Tiranë pak kilometra larg nga tu