BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-politike

Miratohet vetingu për policët, bien amendamentet e opozitës, ja si do të skanohen uniformat blu

Miratohet vetingu për policët, bien amendamentet e opozitës, ja

Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për vetingun në polici. Gjatë mbledhjes së zhvilluar dje, komisioni e shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” dhe pritet që të enjten të votohet në Parlament. Por duhet theksuar fakti se projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës, teksa përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan shumë nga nenet e tij, duke bërë edhe amendamente. Fillimisht ishte deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ai i cili parashtroi si kërkesë që vetingut t’i nënshtrohej edhe ministrit i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij, përmes këtij ndryshimi procesi i rivlerësimit të uniformave blu nuk do të shndërrohej në hipokrizi. “Është autoritet i policisë së shtetit dhe për këtë arsye duhet të përfshihet në procesin e vetingut, jo si autoritet politik. Vendoset këtu dhe i hap rrugën pastaj vetingut të çfarëdo lloj politikani të çfarëdo lloj natyre dhe peshe. Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vetingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë”, u shpreh Alibeaj. Por propozimin e tij PS e hodhi poshtë duke argumentuar se në mbledhje po diskutohej për vetingun e policëve dhe jo të politikanëve. “Ministri si autoritet politik është jashtë sferës së mbulimit të këtij ligji, kur të kemi një ligj për vetingun e politikanëve në Shqipëri do t’i kalojmë të gjithë”, tha kryetari i komisionit, Ulsi Manja.

Propozime të tjera

Një tjetër propozim i opozitës ishte mos-përfshirja e politikës në procesin e vetingut në radhët e policisë. Këtë herë ishte deputetja e LSI, Silva Caka, e cila në unison me Enkelejd Alibeaj, u shpreh se nuk mund të zgjidhet nga Xhafaj titullari që do të vetojë punonjësit. Ndërsa Alibeaj deklaroi se vetingu nuk mund të kryhet nga ata persona që e çuan Policinë e Shtetit në këtë gjendje. “A mund të kryhet vetingu nga ata persona që e katandisën Policinë e Shtetit në këtë derexhe?  Apo duhet ta bëjë një trupë e pastër, jo qeveritare? Bordi i përzgjedhjes nuk duhet të ketë influencë politike”, tha Alibeaj. Një tjetër propozim i opozitës ishte që ligji i vetingut t’i ndalojë policët të marrin pjesë në aktivitetet politike nga 5 deri në 10 vjet, dhe jo vetëm për 3 vjet, saç është parashikuar.

Skanimi i uniformave blu

Rreth 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit brenda 2 viteve do t’i nënshtrohen vetingut. Punonjësit e policisë do të plotësojnë 3 formularë: një për pasurinë, një për kontrollin e figurës e një për aftësitë profesionale. E ashtu si pritet të ndodhë me gjyqtarët dhe prokurorët, edhe punonjësit e policisë nëse nuk kalojnë vetingun shkarkohen nga puna. Fatmir Xhafaj shpjegoi dy ditë më parë se do të bëhet një ndarje në tre kategori kryesore, duke u bazuar tek gradët: grada të larta, të mesme dhe të ulëta. “Do të kemi në fazën e parë testimin për 300 punonjës që përbëhet nga një komision i jashtëm nga 15 anëtarë. Do të kemi në fazën e dytë testimin për rreth 3.000 punonjës që vlerësimi do të kryhet nga një komision me 45 anëtarë,15 anëtarë të fazës së parë dhe 30 anëtarë që vijnë nga radhët e atyre që janë testuar në fazën e parë me grada të larta dhe në fazën e tretë do të jetë numri prej 9.000 punonjësish që është parashikuar sigurisht një komision me 45 plus 90 anëtarë të rinj, rreth 135 anëtarë të këtyre komisioneve”, tha Xhafaj./Mimoza Ibra

Më të lexuarat