Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndahet nga jeta legjenda e valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Postuar: 12/01/2018 - 09:05

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku.  Valltari i njohur u nda nga jeta sot në orën 02:30 të mëngjesit. Vetëm katër ditë më parë ai pati edhe shfaqjen e fundit në publik, ku Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi zotit Rexhep Çeliku Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”. Rexhep Çeliku, lindi më 19 korrik 1954 në Tirane, dhe që nga viti 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ai numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 22:54

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte fshehur 30 kg drogë në pyll.

Sipas mediave në vend policia kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të dyshimta të tij në një zonë në Chieti, që ata dyshonin se përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Postuar: 17/01/2018 - 22:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë ku ngeluar i plafosur një 16-vjeçar.

Postuar: 17/01/2018 - 22:30

Policia italiane ka arrestuar gjashtë shqiptarë të akuzuar për shitjen e lëndëve narkotike.

Postuar: 17/01/2018 - 21:31

Një aksident është regjistruar në aksin Tiranë-Elbasan, në afërsi të fshatit Ibë, në zbritje të rrugës së Krrabës.

Postuar: 17/01/2018 - 21:21

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Chalkidona të Selanikut këtë të mërkurë.

Postuar: 17/01/2018 - 21:14

Historiani Kastriot Dervishi në rrjetin e tij social “Facebook”  ka publikuar për herë të  parë një telegram të dërguar nga Enver Hoxha gjatë një vizite të

Postuar: 17/01/2018 - 20:39

Një operacion i gjerë që ka përfshirë tri shtete ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 11 personave më shtetësi shqiptare të dyshuar për përfshirjen në rrjetin e trafikimit t