BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

aktualitet-politike

Ndizet debati për detin, Bushati thirrje Presidentit të mos krijojë ngërçe, socialistët akuza kreut të shtetit për bashkëpunim me PD

Ndizet debati për detin, Bushati thirrje Presidentit të mos

Ministria e Jashtme reagoi ditën e djeshme menjëherë pas përgjigjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili nuk e dha plotfuqishmërinë për të vazhduar negociatat me Greqinë. Përmes një deklarate të nisur për mediat, Ministria e Jashtme u shpreh se përgjigja e kreut të shtetit po shqyrtohet me imtësi, teksa shtoi se negociatat me shtetin grek janë komplekse. Për këtë arsye, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta që të veprojë me qetësi dhe të mos krijojë ngërçe dhe anomali për çështjen e detit. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizimit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve. Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces. Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anomaliteti që nuk ekziston”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ditën e djeshme Ilir Meta bëri publike sot letrën që i ka dërguar ministrit Bushati ku i kërkon plotësimin e disa pikave para se të japë plotfuqinë për nisjen e negociatave me Greqinë.

Akuzat e socialistëve

Nga ana tjetër, po dje në lidhje me këtë çështje reaguan edhe deputetët e Partisë Socialiste, të cilët u shprehën të pakënaqur me vendimin e Metës, duke lëshuar edhe akuza ndaj tij. Gazeta kontaktoi me përfaqësuesin socialist në qarkun e Fierit, Bujar Çela, i cili u shpreh se Meta po e trajton në formën e një loje në mënyrë që të mos i prishë qejfin ish-kryeministrit Sali Berisha. “Kjo është shakaja e radhës e shokut Meta për t’i bërë qejfin shokut Berisha. Ai nuk zemërohet me kumbarin e tij. Ai bën sikur, por në fund qeveria ka autoritetin e duhur për këtë punë, nuk është Presidenca autori i këtyre legjislative. Po në vitin 2009 kur e bëri marrëveshjen zoti Berisha, mos ishte gjë President? Ju kujtohet gjë? Nuk bëhet fjalë fare që biseda me Berishën ka dhënë efektet e duhura. Nuk ishte Meta që thirri Berishën, por ishte Berisha që thirri Metën. Ai i tha o shoku Meta, thirri një herë ata të tjerët se pastaj të thërras edhe unë ty. Meta është në sinkron me deklaratat e tij gjatë 4-vjetëve të drejtimit të Kuvendit, ku i tha Berishës sa të jem unë fol çfarë të duash deri në seancën e fundit që Kuvendin do ta drejtoj unë. Edhe tani e kemi parë që Berisha nuk flet dot më, flet me leje dhe ikën sapo i mbaron koha. Por ai ka filluar të gjejë furrik të vjetër për të kakarisur. Dhe furriku më i përshtatshëm është furriku i Presidentit Meta”, tha Çela. Ndërsa për socialistin Andrea Marto, ky proces nuk ka nevojë për sorollatje, por për një zgjidhje të menjëhershme dhe bashkëpunim. “Bashkëpunimi ndërinstitucional, në një shtet modern, duhet të funksionojë normalisht. Pse nuk funksionon!? Duhen pyetur institucionet. Personalisht gjykoj se Presidenti duhet të zgjidhte çështjen. "Sorollatja" nuk është në interes të vendit”, deklaroi përfaqësuesi i PS në qarkun e Vlorës, Andrea Marto./Mimoza IBRA