Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas aleatëve, edhe deputetët demokratë kundër bashkëpunimit me Kryemadhin: Nuk kemi asgjë të përbashkët me LSI, aleanca e pamundur

Postuar: 12/01/2018 - 07:37

Vijojnë replikat në PD sa i takon bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pas qëndrimit të shfaqur nga ana e aleatëve disa ditë më parë, ku këta të fundit u shprehën kundër bashkëpunimit me LSI, të njëjtin qëndrim kanë shfaqur edhe një pjesë e deputetëve të PD. Kështu deputeti i PD, Myslim Murrizi, dje gjatë një prononcimi për gazetën u shpreh se PD nuk ka asgjë të përbashkët me LSI. Madje, Murrizi duke u ndalur tek çështja e bashkëpunimit, deklaroi se mes PD dhe LSI nuk ka një sinkronizim veprimesh të mirëfilltë. “Unë e kam thënë dhe herë tjetër që nuk është koalicion me LSI-në sepse ne jemi në opozitë dhe nuk ka koalicion në opozitës. Kush bashkohet me protestën që organizon opozita më e madhe në vend, në këtë rast Partia Demokratike, kundër kësaj qeverie është i ftuar që të vijë. Por koalicionet bëhen gjatë fushatave elektorale dhe ne nuk jemi në koalicion me LSI-në. Edhe unë vetë nuk është se jam pro një koalicioni me LSI-në qoftë dhe parazgjedhor apo paszgjedhor dhe pse ky i fundit është i detyrueshëm na njëherë. Sepse ne nuk kemi asnjë bazë të njëjtë sociale apo ekonomike. Madje edhe bashkëpunim nuk është pasi bashkëpunim do të thotë të sinkronizosh çdo lloj veprimi. Dhe po të marrim një shembull: unë sot kam takim në Lushnjë se vjen Basha. Pot unë nuk kam ftuar asnjë drejtues të LSI-së edhe madje asnjë i LSI-së nuk do jetë në sallë në takimin me Bashën. Pra që të thuash bashkëpunim do të thotë që të fillojë nga Basha me Monikën dhe të zbresë deri në bazë. Pra po të ketë bashkëpunim do të thotë që të ketë organizim si në linjë ashtu dhe në veprimet që duhet të ndërmarrim”, u shpreh Murrizi. Ndërkaq deputeti Murrizi duke u ndalur tek protesta e 27 janarit dhe pjesëmarrja e LSI, u shpreh se protestës mund t’i bashkëngjiten dhe parti të tjera por kjo, sipas tij, nuk do të thotë që PD duhet të bashkëpunojë me të gjithë pjesëmarrësit. “Ne jemi për hall të 450 mijë shqiptarëve, kurse për ata nuk e di në janë për hall të 190 mijë votuesve apo për hall të vet. Por e rëndësishme është që dhe ata janë kundër Ramës. Ndoshta dhe Ben Blushi mund të jetë kundër Ramës apo Mimoza Hafizi plus mund të përmendim dhe partitë e tjera që nuk janë në parlament dhe ndoshta të gjithë këta i bashkohen protestës së 27 janarit, nuk do të thotë që ne kemi bashkëpunim dhe me ata”, tha ai.

Spaho: LSI na shton kapacitetet

Ashtu si deputeti Myslim Murrizi, edhe deputeti Edmond Spaho u shpreh dje se është kundër bashkëpunimit të Partisë Demokratike me LSI-në. Spaho tha se PD po e shfrytëzon më së shumti LSI-në si burim kapacitetesh që t’i kundërvihet qeverisë. Ai gjithashtu komentoi edhe situatën e të pakënaqurve brenda PD, ku   theksoi se qëllimi kryesor i PD është rrëzimi i qeverisë Rama dhe ajo bashkëpunimi me LSI. “Koalicioni që kemi me partitë e djathta është koalicion vlerash, ndryshe nga bashkëpunimi me pjesën tjetër të opozitës, LSI, e cila ka qenë në qeverisje me PS, por edhe me PD në të shkuarën. Do ishte jonormale për PD që të mos shfrytëzojë kapacitetet për t'iu kundërvënë qeverisë së Edi Ramës. Sa kohë LSI ka vullnetin e tij për t'iu bashkuar protestave për rrëzimin e Edi Ramës, do ishte pa shkak t'i thonim “Jo” LSI-së për ndarjet ideologjike. Mund të ketë ndonjë të pakënaqur, por objektivi kryesor është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës për gjërat negative që po i shkakton vendit”, u shpreh deputeti i PD, Edmond Spaho./Endri ARIZI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 30

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 23:27

Afër 6 muaj pas vrasjes, një shqiptar është prangosur nga policia greke në Selanik.Shqiptari 23-vjeçar është prangosur në kohën kur po bënte përpjekje për të kaluar kufirin e për të mbërritur në Shqipëri.Sipas asaj që

Postuar: 21/07/2018 - 23:22

Një 42 vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi dhunonte bashkëshorten e tij.Sipas polic

Postuar: 21/07/2018 - 22:45

Senida Mesi, Zv.Kryeministrja e Shqipërisë ndodhet prej disa ditësh në Amerikë, ku po zhvillon ta

Postuar: 21/07/2018 - 22:25

Pasi kanë konsumuar alkool në një festë private, ka lindur edhe sherri.

Postuar: 21/07/2018 - 21:44

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës.

Postuar: 21/07/2018 - 21:21

I gjithë plazhi i Velipojës ka mbetur pa energji elektrike.

Postuar: 21/07/2018 - 21:02

 Shqetësimi i ngritur herë pas herë nga drejtuesit e mjeteve që përdorin Rrugën e Kombit, mb