Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD “nxin” Shqipërinë para vendimit për negociatat me BE, përplaset me Vlahutin dhe eurodeputetët për reformat, ja debatet

Postuar: 13/02/2018 - 07:42

Këshilli i Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE është shfrytëzuar dje nga Partia Demokratike dhe LSI për të sulmuar qeverinë. Dje u mbajt dita e para e bisedimeve Shqipëri-BE, ku pati pyetje, diskutime dhe madje debate. Ajo që ra në sy është se përfaqësuesit e opozitës u përplasën me përfaqësuesit e BE. Fillimisht ishte deputetja Albana Vokshi, e cila ngriti si shqetësim faktin se Saimir Tahiri ka qenë deri javën që shkoi pjesë e këtij këshilli. Sipas saj, kjo është mjaft e rëndë pasi ish-ministri është nën hetim. Nga ana tjetër kritika shfaqi dhe deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Oerd Bylykbashi. Ata deklaruan se problem mbetet kanabisi dhe qeveria është e lidhur me të. Mirëpo ndaj tyre pati reagime shumë të forta nga ana e përfaqësuesve të BE. I pari ishte eurodeputeti Eduard Kukan, i cili deklaroi: “Do doja ta ndryshonit retorikën. Kam dëgjuar shumë komente kritikuese”. Reagime të ashpra pati dhe nga përfaqësues të tjerë të BE. “Duam diskutim konstruktiv. Ju dëgjoj, por shpresoj që nesër ne të kemi një marrëveshje sa i takon rekomandimeve për deklaratën e përbashkët. Sepse siç tha përfaqësuesja e PE, që ju na ndihmoni ne, që ne tu ndihmojmë juve. Këshilli Europian nuk është këtu. Ju lutem na ndihmoni që tu ndihmojë dhe shpresoj të kemi dialog konstruktiv”, tha një prej eurodeputeteve.

Akuzat e opozitës

Opozita lëshoi mjaft kritika në mbledhje në drejtim të qeverisë, madje dhe në drejtim të ndërkombëtarëve. Genc Pollo ngriti shqetësimin se qeveria po mashtron me statistikat për kanabisin, ai publikoi raportin e EUROPOL, duke thënë se ai bie ndesh me statistikat e qeverisë. Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi e ndali theksin te administrata. Ai akuzoi qeverinë se ka bërë shkarkime të padrejta punonjësish. “Ka pasur shkarkime të padrejta. Janë emëruar 7 mijë persona me kontrata të përkohshme. OSBE në raportin e fundit e thotë qartë se administrata publike shqiptare është në presion të jashtëzakonshëm nga qeveria me largime nga vendi i punës nëse nuk mbështesin kandidatët e PS në fushatë. Këto janë faktet”, tha ai. 

Debati Vokshi-Vlahutin

Dje në mbledhje u dëshmua fare qartë se marrëdhëniet mes ambasadores Romana Vlahutin dhe PD nuk janë aspak të mira. Deputetët në shumë raste tentuan të provokojnë ambasadoren, duke vënë në dyshim raportimet e saj për krimin dhe kanabisin. Një ndër ta ishte dhe deputetja Albana Vokshi e cila deklaroi: “Ndërsa prokuroria për krime të rënda kërkoi heqjen e imunitetit për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, kryeministri Rama, ministri Xhafaj, kryetari i komisionit të Ligjeve Manja, të gjithë në PS sulmuan prokurorët duke deklaruar përveç të tjerash se ata duhet të pushohen nga puna. Prokurorët reaguan se janë kërcënuar personalisht por edhe me procesin e vettingut. Delegacioni i BE mbeti i heshtur. A mendoni ju që nëse do të ishte folur hapur për këtë çështje në favor të luftës kundër krimit, korrupsionit, pandëshkueshmërisë, delegacioni i BE do të kishte rifituar disi edhe kredibilitetin e humbur?” Por ndaj saj reagoi ambasadorja, e cila u tregoi demokratëve raportin e Guardia di Finanza. Sipas saj, kultivimi i drogës ka rënë. Ndërsa sa i takon imunitetit të Tahirit, ajo tha se kjo është përgjegjësi e Parlamentit dhe jo e BE. “Keni bërë pyetje në lidhje me heqjen e imunitetit, nëse vendimi i parlamentit për heqjen e mandatit për arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm. Heqja e imunitetit është një përgjegjësi sovrane e Parlamentit të Shqipërisë. Dhe ajo çfarë ne presim është që institucionet gjyqësore të funksionojnë mirë. Ne presim me padurim që çështja nga ana e prokurorisë të përfundojë dhe çështja çohet në gjykatë. Ne po monitorojmë shumë afër gjithë procesin dhe presim me padurim rezultatet. Rezultatet të bëhen publike sa më shpejt”, tha ajo./Kliti TOPALLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2018 - 08:43

Policia e Durrësit ka ndaluar 2 persona të dyshuar si aurorë të vjedhjes se prokurorisë.

Sipas burimeve të policisë, janë ndaluar dy shtetas, njëri nga Durrësit dhe tjetri nga Sukthi.

Të dy personat janë ndaluar me urdhër prokurorie pas hetimit të nisur.

Postuar: 25/05/2018 - 08:02

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma.

Postuar: 25/05/2018 - 07:18

Katër turistë austriakë dhe tre shqiptarë janë izoluar në malet e Lurës, ndërsa të alarmuar kërkojnë ndihmë.

Postuar: 24/05/2018 - 22:58

Gazetari investigativ  Trashëgim Sokolaj ka zbardhur detaje nga ngjarja e djeshme në Prokurorinë e Durrësit, ku janë grabitur materiale në server dhe pamje të kamerave të s

Artan Lulaj Prokurori

Postuar: 24/05/2018 - 22:49

22-vjeçari Marvi Mihali u vra barabarisht me thikë nga disa bashkëmoshatar në 31 korrik 2017.
 

Postuar: 24/05/2018 - 22:27

Moderatori dhe gazetari Artur Zheji tha se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj  është në burgun e Çivitavekias në një qytezë në Romë.