Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD kërkon komision hetimor për drogën dhe Tahirin, Basha: Qeveria në dijeni të trafikut, kriminelët kanë mbështetje politike

Postuar: 13/02/2018 - 07:48

Partia Demokratike ka vendosur t’i kërkojë Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe atë të drogës. Pas shumë akuzave ndaj mazhorancës në lidhje me këto dy çështje, PD i ka depozituar dje, pas mbledhjes së grupit parlamentar, një kërkesë Kuvendit ku i ka kërkuar ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor për çështjen Tahiri. Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe vetë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili dje gjatë një deklarate për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, deklaroi se grupi i PD do depozitojë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor. Madje Basha tha se kjo kërkesë, përveç Partisë Demokratike, ka dhe mbështetjen e partive të tjera opozitare. “Grupi i PD ka marrë të depozitojmë sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për ish-ministrin Tahiri dhe drogën. Kërkesa ka marrë mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare”, tha Basha. Ndërkohë është mësuar se sipas kërkesës së selisë blu, ngritja e këtij komisioni hetimor do të ketë si objekt shqyrtimi disa çështje, kryesisht atë të: verifikimit të ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit; veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidimin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur; ligjshmërinë e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje, atë të Tahirit; si dhe efektet që sjell ekstradimi i Seitit për ish-ministrin e Brendshëm.

Basha: Qeveria në dijeni të trafikut

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mediave pas mbledhjes së grupit parlamentar nuk i kurseu as sulmet ndaj qeverisë. Sipas Bashës qeveria ka qenë gjithmonë në dijeni të trafikut të drogës por asnjëherë nuk ka reaguar. “I gjithë opinioni publik është i njohur me faktin se për dy vite me radhë ndërsa Shqipëria shndërrohej në një hambar të trafikut të drogës ministria e Brendshme, Kryeministria ishin në disponim zyrtar të informacionit se kjo bëhej vetëm përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të kupolës së policisë së shtetit dhe oficerëve të lartë në terren”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha. Ndërkaq, në kuadër të këtyre akuzave ndaj qeverisë, Basha tha qeveria i varrosur këto fakte pasi, sipas tij, trafikantët kanë mbrojtjen e mazhorancës. Ai tha gjithashtu se të gjitha këto shkelje të bëra nga qeveria për gjatë këtyre viteve do të jenë pjesë e hetimit të komisionit hetimor parlamentar që ka kërkuar PD në Kuvend. “Por, Rama i ka varrosur këto fakte në Ministrinë e Brendshme dhe kasafortën e Kryeministrisë, sepse droga është bërë me mbrojtjen e tyre dhe nën bekimin e tyre. Për këtë Rama ka shkelur rregulloren e Parlamentit, duke e kthyer atë në gjykatë për të mbrojtur Tahirin. Ndë- rhyrja e mazhorancës në skandalin Tahiri-Habilaj, do të jetë pjesë e këtij hetimi parlamentar për të ekspozuar qartësisht jo vetëm mekanizmin që çoi në kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës dhe masat e dështuara që përgjegjësit të mos dalin para drejtë- sisë. Ky do të jetë objekti i komisioni hetimor parlamentar, kërkesa për të cilën dorëzohet sot”, tha Basha./Endri ARIZI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 13:06

Bektash Muka që është arrestuar, pas një grabitje spektakolare në Maltë, ku arriti të merrte 500 mijë euro bizhuteri ka dalë para gjykatës.

Postuar: 20/11/2018 - 12:51

Klajdi, 16 vjeç është gozhduar në shtrat i paralizuar në këtë banese mes pyllit në fshatin Kabash

Postuar: 20/11/2018 - 12:41

Gazetari Basir Çollaku përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar lidhur me vendimin

Postuar: 20/11/2018 - 12:34

Dimri këtë vit erdhi në një mënyrë të papritur, duke sjellë reshje të dendura bora, e duke izolua

Postuar: 20/11/2018 - 12:26

Policia e Shtetit ka publikuar listën e 22 personave më të kërkuar për qarkun e Korçës.

Postuar: 20/11/2018 - 12:13

Teksa pas disa muajsh nisin zgjedhjet lokale, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zg

Postuar: 20/11/2018 - 12:07

Ditën e sotme në mediat online qarkulloi lajmi ku theksohet se ish-oficeri i sektorit të antidrog