Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pedagogët morën rrogat me vonesë, Berisha: Vepër e Edi Ramës

Postuar: 13/02/2018 - 14:18

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me mospagesën në kohë të pedagogëve. Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha e ka cilësuar si një akt të shëmtuar, i dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.

"Bllokimi i rrogave te trupes akademike te universiteteve publike, akt i pashembullt perçmimi dhe poshterimi ndaj tyre!

Te dashur miq, ne strategjine e tij te shkaterrimit te universiteteve publike per llogari te universiteteve private, Edvin Kristaq Rama, ne nje akt te pashembullt e banditesk te mirefillte, ka urdheruar Thesarin te mos levroje fondin e pagave trupes akademike te universiteteve publike te vendit.

Ky eshte nje akt i pashembullt ne historine e universiteteve publike, me te cilin Edi Rama, duke abuzuar me pushtetin ekzekutiv, perçmon e poshteron dhe nenshtron asistentet, pedagoget, profesoret e Universiteteve publike.

Me kete akt prej hakmarresi te verber ai tregon vendosmerine e tij per ti shkaterruar perfundimisht keto universitete per llogari te universiteteve private te klienteles dhe per faktin se ai deshtoi ne emerimin ne krye te tyre me shullazet e tij, personat qe ai deshironte.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akte te shemtuar, hakmarres, primitiv u bej thirrje asistenteve, pedagogeve, profesoreve te universitetit: ngrihuni si intelektuale mbi konformizmin tuaj te rrezikshem per ju, studentet dhe vendin, dhe me nje levizje te fuqishme proteste ti tregoni vendin njeriut qe kerkon t’u poshtroje ju dhe mbare inteligjencen shqiptare! Sb

Pedagogët e Universiteti të Tiranës mundën të merrnin rrogën e Janarit vetëm ditën e djeshme, pasi pengesë sipas Ministrisë së Arsimit ishin disa akte nënligjore të pa miratuara", shkruan Berisha në postim.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2018 - 08:43

Policia e Durrësit ka ndaluar 2 persona të dyshuar si aurorë të vjedhjes se prokurorisë.

Postuar: 25/05/2018 - 08:02

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma.

Postuar: 25/05/2018 - 07:18

Katër turistë austriakë dhe tre shqiptarë janë izoluar në malet e Lurës, ndërsa të alarmuar kërkojnë ndihmë.

Postuar: 24/05/2018 - 22:58

Gazetari investigativ  Trashëgim Sokolaj ka zbardhur detaje nga ngjarja e djeshme në Prokurorinë e Durrësit, ku janë grabitur materiale në server dhe pamje të kamerave të s

Artan Lulaj Prokurori

Postuar: 24/05/2018 - 22:49

22-vjeçari Marvi Mihali u vra barabarisht me thikë nga disa bashkëmoshatar në 31 korrik 2017.