Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria nxjerr listën, mbi 400 vende të lira pune për infermierë, mami, laborantë e fizioterapistë, ja ndarja sipas qyteteve

Postuar: 04/02/2018 - 09:56

Qeveria ka bërë publike listën e të gjitha qyteteve ku ka mundësi punësimi në fushën e mjekësisë. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale lançuan portalin “Infermierë për Shqipërinë”, teksa deklaruan se do të ketë rreth 420 vende të lira pune dhe ftuan të gjithë të interesuarit të aplikojnë në portal. Në vijim të kësaj nisme të qeverisë, tek adresa infermierëpërshqipërinë. al është publikuar edhe lista me vendet e lira të punës dhe të gjitha bashkitë që ofrojnë mundësi punësimi. Kështu, më konkretisht, në Bashkinë e Kavajës janë 5 vende vakante në Qendrat Spitalore për pozicionet infermier ose mami ndërsa në Bashkinë e Durrësit janë 20 vende të lira në Qendrat Spitalore po ashtu për pozicionet e infermierit dhe mamisë. Nga ana tjetër, sa i takon Bashkisë Lushnje janë tre vende të lira pune në Qendrat Shëndetësore gjithashtu për infermierë dhe mami. Sakaq, për të gjithë banorët në Bashkinë e Kavajës që janë të interesuar për të punuar si infermierë dhe mami, janë në dispozicion gjashtë vende vakante në Qendrat Shëndetësore. Në listën e bashkive që u japin mundësi qytetarëve të punësohen bën pjesë edhe ajo e Divjakës, ku janë gjashtë vende vakante në Qendrat Shëndetësore për pozicionet infermierë dhe mami. Për infermierë dhe mami kanë vende të lira edhe bashkitë që vijojnë si më poshtë: Bashkia Fier (8 vende vakante në Qendrat Shëndetësore), Bashkia Sarandë (2 vende vakante në Qendrat Spitalore), Bashkia Fier (6 vende vakante në Qendrat Spitalore), Bashkia Përmet (4 vende vakante në Qendrat Spitalore) apo edhe Bashkia Patos (5 vende vakante në Qendrat Shëndetësore). Ndërsa sa i takon bashkisë së kryeqytetit janë plot 39 vende të lira në dispozicion të qytetarëve, të cilët mund të aplikojnë po ashtu për infermier mami. Vlen të theksohet fakti se Bashkia e Tiranës është e vetmja bashki me numrin më të madh të mundësive që ofron për punësim.

Pozicionet për laborantë dhe fizioterapistë

Ndërkaq, në portalin infermierëpërshqipërinë.al janë publikuar edhe disa vende të lira për pozicionet e teknikut të imazherisë dhe laborantit. Më konkretisht, në Bashkinë e Hasit janë 2 vende vakante në Qendrat Spitalore për pozicionet e lartpërmendura. Gjithashtu teknik imazherie dhe laborantë është e interesuar të punësojë edhe Bashkia e Delvinës, ku ka një vend vakant në Qendrat Spitalore. Ndërkohë, listës së bashkive me vende të lira pune për këto dy pozicione i është bashkuar edhe ajo e Fierit, ku janë vënë në dispozicion dy vende vakante në Qendrat Spitalore. Nga ana tjetër, përveç punës si infermier, laborant, mami dhe teknik imazherie, në portal ka vende edhe për të gjithë qytetarët që janë të interesuar të punësohen si fizioterapistë apo logopedë. Për këto dy pozicione janë këto bashki të cilat kanë vende pune në dispozicion: Bashkia Kukës (një vend vakant në Qendrat Spitalore), Bashkia Përmet (një vend vakant në Qendrat Spitalore) dhe Bashkia Elbasan (një vend vakant në Qendrat Spitalore). Ndërkohë, përveç bashkive të listuara më lart, janë edhe disa bashki të tjera të cilat po ashtu ofrojnë mundësi punësimi në pozicionet e lartpërmendura, pasi në total janë 416 vende të lira pune. Ajo që bie në sy është fakti se më së shumti kërkohen infermierë dhe mami, duke qenë se kanë edhe numrin më të madh të vendeve vakante./Mimoza IBRA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 22:08

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Fier.

Postuar: 25/08/2019 - 21:56

A.D, 26-vjeç nga Tirana e cila prej ditës së djeshme ndodhet në paraburgim në Elbasan, është dërg

Postuar: 25/08/2019 - 21:17

Unaza e Madhe e Tiranës është një ndër veprat më të mëdha infrastrukturore që po ndërtohet në kry

Postuar: 25/08/2019 - 21:09

OSHEE ka njoftuar se në datën 26 dhe 27 gusht do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në dis

Postuar: 25/08/2019 - 20:23

Gazetari Merxhan Daci ka qenë autori i shkrimit që ka publikuar të dhënat e shpenzimeve të minist

Postuar: 25/08/2019 - 17:48

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Klos-Dars.

Postuar: 25/08/2019 - 17:20

Vatrat e zjarrit sot kanë prekur rrethin e Krujës.