Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama me pedagogët, Basha: Nuk ka pamje më të trishtë se...

Postuar: 14/02/2018 - 13:53

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar mesditën e sotme pas takimit të Edi Ramës me senatin e Universitetit të Tiranës. Siç shkruan Basha, takimi i Ramës me pedagogët është denigrimi më i madh dhe dëshmon pavarësinë false të universiteteve publike. “Nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke ju dhënë edhe lejen të flasin apo jo.

Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fals të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri.

Pedagogëve që kërkuan ballafaqimin, ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij.

Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.

Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve”, shkruan Basha.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 39

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 21:07

 Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të dendura dhe shira të izoluar paraqiten në ekstremet verior- Jugor.

Postuar: 22/10/2018 - 20:42

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Postuar: 22/10/2018 - 20:34

Kanosi me armë zjarri një 26-vjeçar dhe qëlloi në ajër, arrestohet 34-vjeçari nga Elbasani.

Postuar: 22/10/2018 - 20:33

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në mënyrë indirekt

Postuar: 22/10/2018 - 20:15

Një punonjës i OSHEE-së ka mbetur i plagosur teksa ishte në krye të detyrës.

Postuar: 22/10/2018 - 19:48

RENEA dhe FNSH zbresin sërish në Shijak.

Postuar: 22/10/2018 - 19:44

Kur kanë ngelur edhe disa kohë nga mbyllja e afatit të aplikimit për lotarinë amerikane, Ambasada