Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama takim me senatin e UT: Vonesa e pagave një shembull shumë i qartë që reforma është sfidë

Postuar: 14/02/2018 - 12:19

 Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me senatin e Universitetit të Tiranës për debatin mbi reformën e arsimit të lartë dhe pagat e vonuara.

Por megjithëse ishin vetë disa pedagogë që kërkuan këtë takim, ata e kanë bojkotuar këtë takim, çka e ka detyruar Ramën të ketë një reagim. Ai tha se reformën nuk e merr peng askush dhe se sot Universitetit ka një sfidë të re, që është autonomia e zgjeruar.

“Nuk e di si justifikohet mungesa e atyre në takim, por di që reformën nuk e merr peng askush. Shqetësimet sado legjitime të jenë, janë mundësi të shprehen në rrugën e kësaj reforme. Universiteti sot ka një sfidë të re që është një autonomi e zgjeruar në letër. Debati që doja të bëja me universitetin, me senatin, me dekanët, me profesorët është çfarë do bëjë qeveria më shumë për të garantuar këtë autonomi, jo se si qeveria do ndërhyjë të ndajë engjëjt nga djajtë, këto janë një storie e kaluar që nuk ka lidhje as me mua e as me qeverinë”, tha Rama.

E pikërisht këtë sfidë kryeministri zgjodhi ta ilustrojë me vonesën e pagave të pedagogëve dhe stafit akademik.

“Vonesa e pagave një shembull shumë i qartë që reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe e kemi kthyer në legjislacion, sepse na ka vonuar neve vetë si qeveri një debat mes Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar. Ministria e Arsimit në këndvështrimin tim me të drejtë këmbëngul që granti i pakushtëzuar trashëgohet nga Universiteti kurse Ministria e Financve këmbëngul që trashëgohet por se duhet një miratim nga Ministria e Financave. U deshën disa ditë më shumë se normalisht për të hapur rrugën e zgjidhjes. Rruga e zgjidhjes është që fondet e universitetit trashëgohen dhe nuk varen nga urdhri i Ministrisë së Financave”, deklaroi kryeministri Rama.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2018 - 22:57

Policia e Pukës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorët e grabitjes së arkës së kishës së Fushë-Arrëzit mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë A. V., 14 vjeç dhe M. Gj., 14 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Postuar: 27/05/2018 - 22:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore me pasojë plagosjen e dy personave.

Postuar: 27/05/2018 - 22:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 57 vjecar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17 vjecar.

Postuar: 27/05/2018 - 19:41

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), Aleksandër Çipa ka komentuar incidentin e kryeredaktorit të RD, Blendi Kasmi dje në protestën e opozitës përpara Ministrisë së Bre

Postuar: 27/05/2018 - 19:30

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë grabitur një sasi parash në Kishën kritsjane të Fushë Arrëzit.

Postuar: 27/05/2018 - 19:22

Përmes një deklarate, shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dënuar dhunën që sipas saj ka ushtruar policia ndaj gazetaret të “Rilindjes Demokratike“ gj

Postuar: 27/05/2018 - 18:56

Kur na ndajnë pak minuta nga ndeshja për Kupën e Shqipërisë mes Lacit dhe Skënderbeut që zhvillohet në orën 19:00 në ‘Elbasan Arena’, Policia e Elbasanit ka marrë të