Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
Rrëzohet kërkesa e Rovena Gashit për pezullim të urdhrit, avokati: Dy shkeljet e Arta Markut
Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Janar 2018
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën e Rovena Gashit për pezullimin e urdhrit të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, e cila e largoi atë nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e palëve, të avokatit mbrojtës së Gashit, Çlirim Gjata, dhe përfaqësueses së Prokurorisë së Përgjithshme, Pranvera Grugda, vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë të parë të Gashit.
Në përfundim të seancës, avokati Gjata tha se do t’i drejtohet Apelit për ta kundërshtuar këtë vendim.
Ai ngriti pretendime se urdhri është në kundërshtim me ligjin dhe i pavlefshëm. Ai tha se largimi Gashit nga detyra është bërë pa motivacion.
“Urdhri i lirimit nga detyra është diçka cinike. Shkëlja e parë është bërë se urdhri është dhënë nga dikush që nuk e ka kompetencë. Dhe shkelja e dytë është sepse është liruar nga detyra një drejtoreshe drejtorie pa asnjë motivacion”, tha avokati Gjata.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Prokurorisë tha se nuk ka asnjë shkelje në urdhrin e Markut, dhe se latimi i Gashit është bërë në kuadër të mirëfunksionimit të organit të akuzës. Sipas saj, Gashi vazhdon të jetë prokurore.
Në 31 janar do të mbahet seanca e radhës, dhe pritet të shihet se çfarë vendimi do të japë Gjykata ndaj kërkesës së Rovena Gashit.