BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-politike

Sezoni i ri parlamentar nis me debate, Gramoz Ruçi përplaset me Spahon dhe Bashën, demokratët bllokojnë foltoren

Sezoni i ri parlamentar nis me debate, Gramoz Ruçi përplaset me

Sezoni i ri parlamentar është çelur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Ashtu si në seancën e fundit plenare të 18 dhjetorit 2017, edhe në seancën e djeshme ka pasur përplasje mes opozitës dhe mazhorancës ndonëse seanca kishte si rend dite miratimin e kalendarit të punimeve tre javore. Fill pas fjalës hapëse të mbajtur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ku u prezantuan dhe projektligjet prioritare që do të votojë Kuvendi, gjatë këtij muaji, ka ardhur dhe reagimi i deputetëve të opozitës. Ishte deputeti i PD, Edmond Spaho, ai që kërkoi fjalën për të prezantuar nismën e opozitës për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. Ndërkohë që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi deputetit të PD që të ulet pasi po shkel rregulloren. “Zoti Spaho po shkel rregulloren uluni. Do e marrësh fjalën pasi të mbaroj unë. Uluni, do të marrësh fjalën 10 minuta e ke me rregullore. Menjëherë do ta marrësh fjalën, por kur të jepet. Të lutem ulu! Do ta jap unë fjalën, por ulu”, u shpreh kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Pikërisht mosdhënia e fjalës për deputetin e PD bëri që demokratët ashtu si në seancën e fundit plenare të çohen dhe të pushtojnë sërish foltoren. Ishte vetë Basha dhe më pas gjithë deputetët e PD, ata të cilët u ngritën të revoltuar nga salla dhe kërkuan të revoltuar që t’i jepej fjala deputetit të Spaho. “Jepi fjalën. Jepi fjalën po të them. Hap mikrofonin”, tha Basha. Por pavarësisht kontestimeve të opozitës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk i kurseu thirrjet ndaj kreut demokrat Lulzim Basha që ky i fundit të bënte rolin e liderit dhe jo të bodigardit. Madje kreu i Kuvendit pas këtyre thirrjeve detyrua të ndërpresë seancën për pesë minuta. “Kryetar ulu poshtë. Kryetar bëj liderin. Ulu poshtë. Bëj liderin e opozitës. Ulu poshtë. Ulu, uluni! Ulu, mos bëj bodigardin e kryetarit të grupit, por bëj liderin. 5 minuta pushim!”, tha Ruçi duke ndërprerë seancën.

Demokratët akuza qeverisë

Deputetët e PD dhe pse një pjesë e këtyre të fundit, ashtu si dhe të LSI, nuk ishin të pranishëm në seancë për shkak se ishin të penalizuar si rezultat i trazirave që shkaktuan në seancën e fundit plenare edhe në këtë seancë nuk i kursyen sulmet ndaj qeverisë. Ishte deputeti i PD, Edmond Spaho, ai i cili fill pas rinisjes së seancës plenare si pasojë e ndërprerjes për disa minuta akuzoi qeverinë se ka dal nga binarët. Madje Spaho, gjithashtu, deklaroi se mazhoranca po shkel Kushtetutën pasi po i ndërpret fjalën opozitës. “Nuk është hera e parë që silleni në këtë mënyrë. Ia jepni fjalën deputeti edhe ia ndërprisni. Rasti më flagrant ishte ai me deputeti Berisha, ia dhatë fjalën dhe pastaj ia ndërpretë. Thirret gardën për ta ndaluar. U betuat se do ishit mbrojtës i Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit kur morët detyrën, por deri më sot vetëm e keni shkelur. Ne deputetët e opozitës kërkojmë që Kuvendi të futet në binarët e Kushtetutës, Kushtetuta të respektohet, dhe ajo seancë ku u emërua në krye të një institucioni një person në mënyrë të paligjshme, të mund të korrigjohet”, tha ai. Ndërkohë të njëjtën linjë ka mbajtur dhe kreu i PD Lulzim Basha, i cili gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e Kuvendit teksa u ndal tek çështja e kryeprokurorit akuzoi qeverinë se, sipas tij, po mbyll dosjet e strukturave kriminale. “Për të mbyllur dosjet e atyre që ju kanë sjellë në pushtet, dhe skandalizoheni sot se po ju kërkojmë të zbatoni rregulloren e kuvendit. Makutëria juaj para halleve të Shqipërisë, ju bëjnë të shkelni Kushtetutën. Në këtë sallë ku është kryer krimi kushtetues, mos e mbani prokurorinë në xhepin e Ramës. Fut në program amendamentin që të është paraqitur me shkrim”, tha Basha./Endri ARIZI

Më të lexuarat