Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria më pranë BE, prezantohet strategjia për integrimin e Ballkanit, vlerësohet Mali i Zi, Serbisë i kërkohet dialog me Kosovën

Postuar: 07/02/2018 - 07:45

Bashkimi Europian ka prezantuar dje strategjinë për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Dokumenti i strategjisë u prezantua nga vetë Shefja e Diplomacisë europiane, Federica Mogherini dhe përmban rrugëtimin e bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri më tani si dhe vlerësimin e dhënë nga BE. Kështu në dokumentin e prezantuar, Bashkimi Europian ka lënë të nënkuptohet se është distancuar nga Serbia dhe se është afruar më shumë me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ndonëse Serbia, vetëm pak ditë më parë, ishte shumë pranë çeljes së negociatave, duket se BE e ka braktisur pasi ka kërkuar nisjen e bisedimeve me Kosovën në mënyrë që të marrë anëtarësimin. Ndërkohë, duke u distancuar nga Serbia, BE i ka ndezur dritën jeshile Shqipërisë pasi sipas dokumentit të prezantuar thuhet se vendi ynë ka bërë hapa para sa i takon progresit. Madje Komisioni Europian në kuadër të këtij progresi është i gatshëm që të përgatisë dhe rekomandimet për hapjen e negociatave me Shqipërinë në bazë të kushteve që ka përmbushur deri më tani. “Duhet të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që ato të mund të avancojnë në rrugët e tyre evropiane. Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë duke shënuar progres të ndjeshëm në rrugët e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në bazë të kushteve të përmbushura”, thuhet në dokumentin e strategjisë së integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Mogherini: Shqipëria 100% me politikën e jashtme të BE

Vetë, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, dje gjatë një konference për mediat pas prezantimit të strategjisë të integrimit, theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit kanë bërë hapa përpara sa i takon çështjes së integrimit. Madje në kuadër të kësaj deklarate, ashtu siç ishte përmendur edhe në dokument Mogherini përjashtoi Serbinë nga procesi i anëtarësimit. Sipas Mogherinit, vetëm Shqipëria dhe Mali i zi janë 100% me politikën e BE dhe se dhe së të dy vendet kanë bërë hapa përpara deri më tani. “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Europës gjeografikisht, ato ndajnë të njëjtën histori me vendet anëtare të BE, trashëgimi kulturore, sfida dhe interesa. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në 100% me politikën e jashtme të BE, dhe mund të vazhdojë që janë shembuj, dhe jo probleme që duhet të evitojmë, por dhe shanse që mund të eksplorojmë në maksimum vetëm nëse jemi bashkë”, tha ajo. Ndërkaq Mogherini në një intervistë televizive të dhënë pak më vonë, u ndal edhe tek data e anëtarësimit të Shqipërisë ku deklaroi se afati kohor do të jetë deri më 2025-ën. “Në strategjinë që prezantuam sot, ka një parashikim kohor, deri në vitin 2025”, tha ajo. Por ashtu si Përfaqësuesja Mogherini, edhe komisioner për zgjerimin, Johanes Hahn deklaroi se qëllimi i kësaj strategjie është integrimi i Ballkanit. “Qëllimi është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kërkohet ambicie për të arritur të gjitha kushtet tona dhe ato që kemi kërkuar. Po bëjmë presion pozitiv në rajon që të ecim sa më drejt integrimit në BE”, tha ai. 

Vlahutin: Të arrihet objektivi i reformave

Ndërkohë detaje mbi procesin e anëtarësimit dha edhe ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. Ajo theksoi para mediave dje, se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha reformat për të arritur çështjen integrimit. “Shqipëria ka në fakt një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur para drejt çeljes së negociatave. Po ashtu procesi nuk vë ndonjë kufi shpejtësie specifik për ecurinë e vendit. Sa më shumë reforma aq më shpejt do të arrini objektivin”, u shpreh Vlahutin./Endri ARIZI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi