BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-politike

Shtatë vjet nga masakra e 21 janarit, Mark Nika kërkon zbardhjen e ngjarjes nga drejtësia e re, socialistët paralajmërojnë ndëshkimin e Berishës

Shtatë vjet nga masakra e 21 janarit, Mark Nika kërkon zbardhjen e

Sot shënohen 7 vjet nga masakra e 21 janarit. Ndonëse vitet kalojnë një nga një, “thirrjet për drejtësi” nga ana e familjarëve të viktimave vazhdojnë të ‘trumbetojnë’ edhe sot, edhe pse askush nuk i dëgjon. Si sot 7 vite më parë, shtetasit Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrto, iu bashkuan protestës së opozitës, kundër qeverisë së “Berishës”, por duke manifestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, humbën jetën si rezultat i të shtënave të ardhura nga Kryeministria. 4 jetë u shuan, 4 familje humbën të dashurit e tyre, por ende asnjë fajtor për këtë krim. Por ndonëse drejtësia ka heshtur për vite me radhë, kryeministri Edi Rama, ashtu si çdo vit, për të rikujtuar edhe njëherë viktimat e 21 janarit ka organizuar një tjetër homazh për ta. Ndërkohë ajo ç’ka bie në sy është se në kuadër të 7 vjetorit, familjarët e viktimave vazhdojnë të bëjnë thirrje për drejtësi. Vetë Mark Nika, xhaxhai i viktimës Aleks Nika, u bëri thirrje dje, gjatë një prononcimi për gazetën, institucioneve të reja të drejtësisë që të zbardhin këtë ngjarje. Madje ai tha se drejtësia i di kush janë organizatorët e kësaj ngjarjeje. “Ngjarja e 21 janarit dihet nga të gjithë, dihen vrasësit, dihen ekzekutorët, urdhëruesit...pra dihet kush ishin vrasësit. Këta janë Berisha, Basha dhe Ilir Meta, të cilët u bënë pjesë e një manipulimi të pashembullt të prishjes së provave. Por me reformën në drejtësi, ne vazhdojmë të shpresojmë, pasi kishim humbur besimin tek drejtësia. Madje me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë ne besojmë se hetimet së shpejti do të rihapen. Ky vendim do të vijë edhe si stimulim i vendimit të Gjykatës së Strasburgut, i cili ka urdhëruar prokurorinë shqiptare që të rihapë hetimet. Por do të përmend këtu se ky vendim ka ardhur prej disa kohësh por ish-Prokurori i Përgjithshëm e ka neglizhuar këtë vendim. Madje prokurori Llalla i ka neglizhuar pasi politikisht dhe juridikisht ishte i kapur nga PDja. Por siç thonë shpresa vdes e fundit ne gjykojmë që kjo çështje asnjëherë nuk duhet të mbyllet pasi duhet të shkojë deri në fund”, u shpreh xhaxhai i viktimës Aleks Nika, Mark Nika.

Socialistët paralajmërojnë ndëshkimin e Berishës

Në kuadër të thirrjeve të familjarëve të viktimave të 21 janarit, ka ardhur dje dhe reagimi i socialistëve. Në një reagim për gazetën deputetët socialist kanë theksuar se do të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit e kësaj ngjarjeje. Kështu deputeti socialist Bujar Çela u shpreh për gazetën se Berisha duhet të ndëshkohet i pari pasi ka qenë ai përgjegjësi i 21 janarit. Madje Çela theksoi se vetëm ndëshkimi i Berishës do të mund tu jap drejtësi britmave të familjeve të viktimave. “Kam frikë se puna e parë unë duhet të kem një konflikt interesi me 21 janarin sepse kam qenë nga ata që e kanë vuajtur, kam qenë atje, në atë luftën e famshme. Dhe e dyta, jo që duhet hapur, por unë nuk di se çfarë përvjetori feston Partia Socialiste, pjesë e të cilës jam edhe unë, pa ju dhënë drejtësi britmave dhe gjakut të tyre. Pa dalë Sali Berisha përpara drejtësisë dhe të marrë ndëshkimin e miratuar nuk ka arsye të merremi me asnjë arsye jo peshqish të mëdhenj, jo peshqish të vegjël, jo hajdutësh, jo kriminelësh, etj, etj. Sali Berisha është koka e krimit dhe zanafilla e tij”, tha deputeti i PS Bujar Çela. Ndërkohë të njëjtës linjë i ka qëndruar edhe deputeti tjetër socialist Paulin Sterkaj, i cili po ashtu deklaroi se reforma në drejtësi do të hap dosjen e 21 janarit. “Reforma në drejtësi nëse nuk hap dosjen e 21 janarit, nuk ka asnjë kuptim. Patjetër që duhet të hapet”, u shpreh deputeti i PS, Pauli Sterkaj./Endri ARIZI

Më të lexuarat