BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

aktualitet-politike

Socialistët paralajmërojnë PD e LSI: Çizmet dhe ulërimat histerike s’kanë lidhje me Parlamentin, shumë shpejt do t’u sekuestrohen pronat e paligjshme

Socialistët paralajmërojnë PD e LSI: Çizmet dhe

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi ditën e djeshme akuza të forta ndaj deputetëve të opozitës. Gjatë seancës së parë parlamentare për këtë vit, Balla iu rikthye situatës së krijuar në 18 dhjetor brenda Parlamentit, ku partitë opozitare shfaqën një sjellje të dhunshme kundër zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme. Sipas Ballës, opozita është e detyruar që t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për këtë situatë të krijuar. Duke iu referuar gjestit të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila goditi me çizme drejt kryeministrit Edi Rama, Taulant Balla theksoi se çizmet dhe ulërimat histerike s’kanë lidhje me Parlamentin dhe nuk do të pranohen brenda tij. “Çizmet, shishet dhe togjet e letrave të punës, tymueset e stadiumit, ulërimat histerike s’kanë lidhje me Parlamentin. Por turpi gjithmonë dhe asnjëherë nuk është kolektiv dhe përgjegjësia s’është kolektive. Ju i detyroheni të gjithë shqiptarëve një ndjesë kolektive që i bëtë kësaj salle. Kjo duhet të jetë një ndjesë, një borxh, që këta abuzojnë me pushtetin. Shqipëria dhe shqiptarët se meritojnë as vallen dhe as tymin, e as çizmet firmato”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS.

Paralajmërimi i Ballës

Në vijim të fjalës së tij, Taulant Balla shtoi se opozita është e frikësuar nga reforma në drejtësi, ndaj u përpoqën të bllokojnë edhe emërimin e kryeprokurores së përkohshme. Ai i paralajmëroi forcat opozitare se përmes reformës në drejtësi do të humbasin të gjitha pronat e paligjshme. “Opozita u orvat të bllokonte reformën në drejtësi. Kjo ndodhi ndonëse caktimi i kryeprokurores me një mandat të përkohshëm ishte legjitim. Pse SHBA dhe BE e mbështetën procesin? Ndërsa kushdo tjetër, që njihet për arsyet që ka kundër reformës në drejtësi, e kundërshtoi. Bashkëpunimin nuk jemi vetëm ne që ua kërkojmë, por 99% e shqiptarëve, që kërkojnë të shtyjnë përpara procesin e integrimit. Lulzim, Monikë, je e ndëshkuar për fyerjen e rëndë. Opozita nuk vjen për të përfaqësuar këtë sallë, por atë 1% e vogël që i frikësohet drejtësisë. Për ju drejtësia do të thotë humbje e pronave të paligjshme. Për PS nuk ka dy standarde, dy drejtësi, dy vija sjelljeje”, tha Taulant Balla.  

Vasili: Vetingu ka rënë

Sakaq, gjatë fjalës së tij për këtë seancë të parë parlamentare për këtë vit, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijoi me sulmet e tij kundër mazhorancës dhe zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Ai theksoi se propozimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) po shpërfillen nga partia në pushtet sepse kërkojnë të kapin drejtësinë, teksa nënvizoi se vetingu ka rënë moralisht. “Rikthehemi në një sallë, e cila u dhunua në mënyrë flagrante nga Garda e Republikës, e cila u ngrit pa asnjë lloj kontrolli, duke vepruar në atë që quhet salla e të zgjedhurve të popullit. Vetingu ka rënë moralisht, pasi kryeprokurori u zgjodh pa veting. Të parën e organit të akuzës e kemi pa veting, ndërkohë që betoheshim që vetingut nuk do t’i shpëtojnë asnjë prokuror apo gjyqtar, madje edhe policia. Ne zgjodhëm ONM, por opinionet e saj nuk përfillen as nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Dhe kjo po ndodh pasi qëllimi është vetëm një: kapja e drejtësisë. Kemi një ONM që i vumë besim të madh kushtetues, por i cili ka rënë,”, tha Petrit Vasili./Mimoza IBRA

Më të lexuarat