Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thellohen përplasjet në opozitë, LSI refuzon braktisjen e Parlamentit, PD paralajmëron marrëdhënie të kushtëzuar

Postuar: 12/01/2018 - 07:34

Thellohen përplasjet në opozitë. PD dhe LSI vijojnë të jenë me qëndrime të ndara sa i takon rutinës parlamentare që duhet të ndjekin. Edhe pse ditët e fundit u pa dhe një konfirmim i aleancës mes PD dhe LSI, duket se kjo aleancë më së shumti ka ardhur për interesa partiakë sesa për interes të faktorit opozitë. Kjo për faktin se dje të dyja forcat si Partia Demokratike ashtu dhe LSI kanë dal me qëllime të kundërta sa i takon nisjes së sesionit të ri parlamentar duke thelluar akoma më shumë moskoordinimet mes tyre. Ishte si fillim kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ai, i cili gjatë një konference për mediat, deklaroi se LSI nuk do të braktisë rinisjen e sesionit të ri parlamentar. Madje Vasili theksoi se me hapjen e sesionit të ri LSI, do të ndërmarrë dhe një luftë të gjerë ndaj qeverisë. “Në lidhje me rinisjen e sesionit parlamentar të Kuvendit në datë 15 janar, LSI konfirmon pjesëmarrjen. Kështu që ky sesion që sapo hapëm do të shënojë hapjen e një fronti të gjerë pa kompromis për vendosjen e shtetit të së drejtës i cili është rrënuar, për shtetin që lufton trafiqet, që lufton koncensionet, hajdutllëkun, që zbardh të vërtetat siç është Lungomarja e Vlorës, çmimi i të cilës u bë sikur të ishte një çmim sikur Lungomarja të ishte prej floriri, pasi shkoi në 10 milionë e ca euro km”, u shpreh Vasili. Por në ndryshim nga kjo deklaratë e kreut të grupit parlamentar të LSI, ka dal Partia Demokratike, e cila përmes kreut të grupit parlamentar, Edmond Spaho, ka deklaruar dje se marrëdhënia e Partisë Demokratike me Parlamentin, gjatë këtij sesioni të ri, do të jetë e kushtëzuar. Madje Spaho me anë të kësaj deklarate la të nënkuptohet edhe njëherë që nuk ka një bashkëpunim të mirë- filltë me LSI. “Kemi deklaruar se sa kohë Kushtetuta do të jetë e shkelur, institucionet do të jenë ilegjitime, marrëdhënia e opozitës me parlamentin do të jetë e kushtëzuar. Ne nuk do të lejojmë që parlamenti të funksionojë sikur është në kushte normale”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho dje.

Vasili: Ridepozituam padinë ndaj Ramës

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, gjatë deklaratës së mbajtur dje para mediave, nuk i kurseu sulmet ndaj Partisë Socialiste sa i takon reformës në drejtësi. Vasili deklaroi se e vetmja forcë që nuk e do reformën është PS. “Jam këtu për të konfirmuar njëherë e përgjithmonë që e vetmja forcë politike që nuk e do Reformën në Drejtësi, por kërkon vetëm një Drejtësi të kapur është Rilindja e Kryeministrit Edi Rama”, u shpreh ai. Ndërkaq, Vasili theksoi se LSI ka ridepozituar edhe njëherë padinë ndaj kryeministrit, duke mos i kursyer as sulmet ndaj institucionit të Prokurorisë. “Ne e kemi mbështetur Reformën në Drejtësi dhe sot është një ditë e cila përkon dhe me një moment shumë të rëndësishëm pasi sot ne kemi depozituar para pak, ridepozituar padinë ndaj shtetasit Edi Rama, kryeministër sot në detyrë, lidhur me shkeljen flagrante të ligjit, të padëgjuar në 25 vjet, ku ai i bëri thirrje publikisht Policisë të linte dhe të braktiste detyrën, të merrte dhe të bënte vota për Partinë Socialiste. Duke tronditur rendin publik, sigurinë dhe duke rrënuar zgjedhjet e duke bërë njësh policinë me krimin. Policinë e udhëhequr nga ata që ishin e nuk janë më, qoftë në drejtimin e policisë apo në drejtim politik të Ministrisë së Brendshme. Pse e kemi ridepozituar dhe pse kjo padi sot është depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe në Gjykatën e Lartë? Për një arsye të thjesht. Po e ndaj me publikun. Pasi Prokuroria në kohë rekord brenda dy-tre javësh e shqyrtoi çështjen”, tha Vasili./Endri ARIZI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2018 - 12:59

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologu grek Nikos Kotzias, kanë zhvilluar sot në Korçë, ditën e tretë të bisedimeve.

Postuar: 21/01/2018 - 12:48

Norma e vetëpunësimit në Shqipëri është më e larta në të gjithë Europën.

Postuar: 21/01/2018 - 12:37

Grupet e Task – Forcës në rajonin e Shkodrës kanë zbuluar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në kontrollet e dy ditëve të fundit.

Postuar: 21/01/2018 - 12:14

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një përkujtimore familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011.

Postuar: 21/01/2018 - 12:05

Mbjellja e pemëve të reja në kryeqytet ka shkuar në mbi 77 mijë. Bashkia e Tiranës vijoi aksionin me mbjelljen e 500 pemëve të reja te mbikalimi i Saukut, një njësinë e Farkës.

Postuar: 21/01/2018 - 11:56

Kryeministri Rama iu përgjigj sot të gjitha akuzave dhe mallkimeve, siç i quajti ai, të qytetarëve që presin ndëshkimin e fajtorëve të 21 Janarit, por edhe të atyre prokurorëve

Postuar: 21/01/2018 - 11:44

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë.