Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Xhaçka në Ministerialin e NATO-s, takon Stoltenberg: Buxheti për FA-të, 2% e GDP deri në 2024

Postuar: 14/02/2018 - 14:09

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka merr pjesë në ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes, të vendeve anëtare të NATO. Në ditën e parë të Ministerialit, Ministrja Xhaçka është pritur në takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg. “Informova Stoltenberg mbi angazhimin tonë për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024. Temë e diskutimit me Stoltenberg ishin edhe misionet paqeruajtëse si edhe emergjencat civile”

Stoltenberg shprehur vlerësim maksimal përfaqësimit të Shqipërisë në misionet e NATO.
“Përkushtimi dhe profesionalizimi i ushtarakëve shqiptarë, vlerë e madhe”, tha kreu i NATO-s. Ministeriali i Brukselit i paraprin përgatitjeve për Samitin e krerëve të shteteve në Korrik në Bruksel.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 08:46

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët më të lartë të vendit tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:43

Një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:38

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën me një artikull që promovon turizmin  në vendin tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:11

Biznesmeni Idlir Karkini i shpallur në kërkim për skandalin e pronave në plazhin e Spillesë është duke u hetuar nga Prokuroria për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Postuar: 25/02/2018 - 08:05

Policia e Kavajës në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Postuar: 25/02/2018 - 07:57

Kuvendi dhe Presidenti i Republikës janë vënë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatës Kushtetuese, por në ditët në vijim pritet që problemet t’i “pr

Postuar: 25/02/2018 - 07:54

Tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.