Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zyrtarja e lartë e BE: Boll vetëm me hetime, çoni në burg të korruptuarit

Postuar: 13/02/2018 - 10:41

Prej dy ditësh në Tiranë po mbahet takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri. Takimi i djeshme është karakterizuar nga debate dhe akuza të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa ditën e sotme ka qenë Monica Macovei, kryetare e delegacionit të përbashkët BE-Shqipëri që ka folur më shumë për situatën e krimit në Shqipëri. Ajo është shprehur se për të arritur tek hapja e negociatave mes vendit tonë dhe BE-së, duhet që të ketë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, pasi sipas saj, deri tani vetëm ka pasur hetime dhe asgjë më shumë.

“Ka një numër të madh hetimesh, nuk ka shumë ndjekje penale. Procesi në vetvete kërkon kohë, por duhet bërë shumë punë. Duhet të vazhdoni të punoni në këtë drejtim. Për të ndihmuar në zhvillimin e vendit opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Sikur është sistemi shëndetësor.

Korrupsioni e ndërlikon jetën, e bën më të vështirë, humb besimin e njerëzve te institucionet, i bën njerëzit të mos e pëlqejnë fare klasën politike. Korrupsioni ndërpret konkurrencën reale në sektorin e ekonomisë.

Paratë publike janë paratë e qytetarëve, paratë e buxhetit. BE pret nga Shqipëria përpjekje dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton të krahasoheni me të shkuarën. Nëse kemi dy probleme me korrupsionin brenda shtëpisë, atëherë pse duhet të marrim edhe një tjetër?

Prandaj mos e përdorni korrupsionin si argument që ka edhe në vendet e tjera. Përsa i përket informacionit për drogën, kam shifrat e GF dhe më duket se tabela na dhatë dje i referohen GF” deklaroi Monica Macovei. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 40

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 20:32

Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit .

Postuar: 15/11/2018 - 19:37

Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, përmes

Postuar: 15/11/2018 - 19:30

Nga kjo fundjave pritet të rikthehen reshjet e shiut në vend si dhe temperaturat do të ulen.&nbsp

Postuar: 15/11/2018 - 19:21

69 vite pas vdekjes, përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mit'hat Frashëri, për t&

Postuar: 15/11/2018 - 18:24

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski është ar

Postuar: 15/11/2018 - 17:36

Një tërmet 3.5 ballë ka lëkundur pak minuta më parë veriun e Shqipërisë, ndërkohë që lëkundjet ja