BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-opinione

Bekim Balaj kthehet pas disa muajsh me gol, sinjal Panuçit ta ftojë në Kombëtare

Bekim Balaj kthehet pas disa muajsh me gol, sinjal Panuçit ta ftojë

Bekim Balaj është rikthyer dhe e ka bërë këtë me gol. Pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, shkodrani shtatlartë i përfaqësueses tonë ka lënë pas problemet dhe ka zbritur në fushë, madje një rikthim me gol, që e ndihmon mjaft skuadrën e tij të Akhmart Groznit. Kjo pasi goli i Balajt i shënuar me penallti i dha një pikë skuadrës në minutat e fundit, një gol që duhet parë edhe si largim i tersit për sulmuesin që po përpiqet të rikthehet edhe në formën më të mirë fizike e të marrë ftesë në skuadrën përfaqësuese. Në fakt, ishte një kthim domethënës, pavarësisht se goli erdhi nga pika e bardhë e penalltisë. Madje zgjedhja e tij për të gjuajtur penalltinë në një kohë që skuadra e Akhmar Groznin po humbiste, tregon besimin që ka stafi ndaj tij dhe faktin se Balaj është lojtar që e përballon presionin dhe emocionin, duke u treguar i ftohtë në momentin e duhur dhe duke i dhënë skuadrës së tij një pikë me vlerë në një ndeshje që po shkonte drejt fundit si e humbur nga ekipi çeçen. Pra kthimi me gol i Bekim Balajt është shenjë e mirë për të në këtë periudhë dhe mund të jetë edhe një sinjal për trajnerin Kristian Panuçi që ta ftojë atë në miqësoren e marsit ndaj Norvegjisë, takim që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Forma e lojtarit dhe goli

Bekim Balaj pritet të jetë përsëri titullar te Akhmat Grozni në pjesën e dytë të sezonit, pasi po paraqitet mjaft mirë në fazën përgatitore që klubi i tij po zhvillon para rifillimit të kampionatit rus. Ekipi pretendon që të ngjitë përsëri shkallët në klasifikim dhe të sigurojë një vend në Europë, ndërsa Balaj duket një armë më shumë për të arritur këtë objektiv. Sulmuesi shqiptar kishte qëndruar për një kohë të gjatë larg fushave të lojës për shkak të dëmtimit në gju, por tashmë kjo i përket të kaluarës, siç e tregoi dje në ndeshjen ndaj Irtysh, të barazuar nga Akhmat Grozni me shifrat 1-1. Balaj luajti 90 minuta për ekipin e tij dhe në fund të takimit, mori përsipër gjuajtjen e 11-metërshit që barazoi rezultatin përfundimtar. Titullar i paprekshëm për skuadrën e Akhmat Grozni është edhe Odise Roshi, por ai u la pushim nga stafi teknik në ndeshjen e djeshme. Duhet thënë se Roshi ka më shumë minuta dhe ftesa e tij në ekipin kombëtar është e padiskutueshme. Për më tepër që midis tij dhe trajnerit Panuçi ka një kuptim të mirëfilltë për mënyrën e lojës dhe për detyrat që respektohen nga lojtari në fushën e lojës. Për më tepër, Roshi është një asistues shumë ik mirë dhe në lojën në krah është mjaft i shpejtë dhe bën diferencë. Pra, ndryshe nga Balaj që vjen nga një periudhë dëmtimi dhe ka problemet e veta me formën, Roshi pret thjesht të përmirësojë statistikat e tij në Kombëtare, pasi është e garantuar ftesa për të.

Kombëtarja

Bekim Balaj synon të kthehet në Kombëtare dhe të japë kontributin e tij për kuqezinjtë, i bindur se ka forcën e duhur dhe staturën për të përballuar presionin dhe natyrisht konkurrencën për një vend në përfaqësuese. Goli i tij me Akhmat Groznin është një sinjal i qartë për trajnerin Kristian Panuçi që ta ftojë në Kombëtare. Rikthimi në fushë dhe aktivizimi me minutazh të shtuar me skuadrën e tij në kampionatin rus do ta ndihmojë Balën të kapë formën e tij më të mirë fizike dhe në të njëjtën kohë të shpresojë të kthehet po me këtë cilësi në Kombëtare. Ndeshja miqësore ndaj Norvegjisë është një moment vendimtar për vazhdimësinë, sepse Panuçi do të publikojë listën e të ftuarve dhe ata që do të jenë në këtë ndeshje test, me siguri që do të jenë e ardhmja në përfaqësuese. Kuptohet, deri sa të luhen ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve ka dhe shumë muaj dhe forma e lojtarëve ka ulje-ngritjet e saj, por Bekim Balaj shpreson të rikthehet pas një kohe relativisht të gjatë jashtë formacionit kuqezi që erdhi si pasojë e një dëmtimi që e la për ca kohë jashtë fushave./Adriatik BALLA

Më të lexuarat