Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Champions/ Juve përballë Totenhemit, “Zonja” josh Harry Kane me 250 mln euro

Postuar: 13/02/2018 - 08:23

Liga e Kampioneve do të klthehet sot në mbrëmje meë ndeshjet e saj në kuadër të 16-tave, ose siç njihet ndryshe në 1/8 e finales. Padiskutim që ndeshja më e rëndësishme mbrëmjen e kësaj të marte është ajo midis Juventusit dhe Totenhemnit, dy rivalë mjaft të fortë dhe që kanë shpallur objektiv kalimin e mëtejshëm në këtë kompeticion. Juventusi ka eksperiencë dhe natyrisht një mbrojtje të çeliktë, ndërsa Totenhemi ka gjallëri në reparte dhe një sulmues që aktualisht është më i miri në botë, pasi udhëheq listën e goleadorëve më të mirë në kontinentin europian në top-5 ligat më të forta, Harry Kane. Sulmuesi do të jetë përballë Juventusit dhe anglezët shpresojnë që ai të jetë vendimtar me performancën e tij. edhe vetë Juventusi e ka pranuars e Harry Kane është rreziku kryesor, prandaj edhe janë përgatyitur fort që ta pengojnë atë e të mos i lejojnë hapësira ku ai mund të godasë. Por “Zonja e Vjetër” italiane nuk ndalet me kaq. Mësohet nga m,ediat sportive italiane dhe që konfirmohen edhe nga ato angleze, se Juventusi po tenton ta joshë Harry Kane me një superofertë financiare prej 250 milionë euro. Natyrisht, këto para janë të destinuara për të liruar atë nga detyrimet që ka me Totenhemin, plus që i garantohet një pagë shumë e lartë vjetore. Sikurse raportojnë mediumet italiane, Juventusi është gati të bëjë çmendurinë gjatë merkatos së verës për të transferuar në Torino golashënuesin më të mirë të momentit në kampionatet më të forta europiane, Harry Kane. Të paktën kështu shkruan nga Spanja “Don Balon”, që i janë referuar edhe mediat e tjera sportive. “Juventusi i ka në rregull llogaritë financiare për të bërë një goditje të madhe në në verë. Me organikën aktuale bardhezinjtë mund të vazhdojnë të fitojnë në Itali, por për të fituar Champions  League-n duhet diçka tjetër. Paulo Dibala nuk garanton suksese kontinentale për këtë arsye klubi italian kërkon të marrë sulmuesin e momentit. Juvja është gati t’i paguajë Totenhamit 250 milionë euro për kartonin e lojtarit. Një shifër stratosferike për futbollin italian, por kampionët e Serisë A janë të vetëdijshëm se nuk mund të luftojnë me të mëdhatë e Europës, që kanë në përbërje emra të tillë si Mesi, Nemar dhe Kristiano Ronaldo. Diferenca me këto ekipe mund të ngushtohet me lojtarë të kalibrit të Harry Kane.” Madje “Don Balon” në fund e mbyll me këtë konkluzion: “Kapiteni i Juventusit, Xhixhi Bufon, do të shtyjë tërheqjen nga futbolli nëse mbërrin sulmuesi i Totenhamit”. Gjithsesi, oferta e pabesueshme në këto shifra e Juventusit shihet nga mediat sportive angleze si provokim dhe tërheqje vëmendje, pasi në fushën e lojës të dy palët do të kërkojnë të “asgjësojnë” kundërshtarin, pasi Champions League është një objektiv madhor për të dy skuadrat, pra si për Juven, ashtu dhe për Totenhemin./Adriatik BALLA  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 16:45

“Tirana është sot vendi ideal për të bërë biznes”. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë punimeve në Tiranë, të Forumit të Biznesit Shqipëri-Itali, ku morën pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane.

Postuar: 19/02/2018 - 16:26

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi i janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri pa leje.

Postuar: 19/02/2018 - 15:36

Numri i të prekurve nga fruthi gjatë ditëve të fundit në vendit tonë ka ardhur në rritje. Vetëm në fundjavën që lamë pas, në QSUT janë paraqitur gjashtë raste të reja

Postuar: 19/02/2018 - 15:30

130 djem e  vajza janë kandidatët më të rinj për oficerë në Forcat e Armatosura.

Postuar: 19/02/2018 - 15:14

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani – FK Kuksi, më datë 19.02.2018 ora 18.00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike k

Postuar: 19/02/2018 - 14:52

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto pak pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregoi se çfarë kishte deklaruar para prokurorëve të çështjes lidhur

Postuar: 19/02/2018 - 14:43

Shqipëria pret që në muajin prill, Komisioni Europian të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar dhe në rekomandimin e vitit 2016.