Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

De Biazi s’e fsheh tensionin: Fitorja, alternativa e vetme

De Biazi s’e fsheh tensionin: Fitorja, alternativa e vetme

Postuar: 08/10/2015 - 08:32

Trajneri i përfaqësueses tonë, Xhani De Biazi, doli dje në konferencë për shtyp në ambientet e “Tropikal” në Durrës, ku analizoi gjendjen e grupit dhe mundësitë e realizimit të objektivit të skuadrës në këtë takim, si dhe duke bërë të qartë për gjithkënd se kjo ndeshje duhet të ketë lidhje vetëm me futbollin dhe që të gjithë të kontribuojnë për fitoren e Kombëtares Shqiptare. Ai e pranoi hapur se ka një tension në rritje që vjen nga dëshira për fitore dhe nga rëndësia e takimit që lidhet drejtpërdrejt me objektivin për të shkuar në Europian, duke kërkuar mbështetjen e secilit në të mirë të mbarëvajtjes së takimit. Si zakonisht, tekniku italian De Biazi nuk dha detaje në lidhje me formacionin, por kujtoi se ka një ide të qartë dhe pothuajse e ka vendosur përfundimisht se kush do të luajë titullar. “I kam të qarta idetë për formacionin. Të gjithë lojtarët janë të disponueshëm dhe të motivuar. Tensioni nuk duhet të ketë lidhje me ne dhe unë mendoj se energjitë e secilit duhet të shkojnë në drejtimin e duhur”, tha De Biazi, i cili nuk la jashtë vëmendjes dhe kundërshtarin, pra përfaqësuesen serbe. “Kundërshtarin e njohim mjaft mirë dhe e kemi analizuar me kujdes. Kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe në këtë drejtim, për të pasur më të qartë detajet që na çojnë drejt suksesit. Kemi punuar shumë me goditjet e këndit dhe goditjet e dënimit që të shfrytëzojmë çdo hapësirë që na jep sukses, apo që na krijojnë mundësinë të përfitojmë. Kjo është padyshim një ndeshje vendimtare, ku unë kam besim se do të marrim rezultatin e duhur. Dhe, duhet të marrim patjetër fitoren, se na intereson për objektivat. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi nevojë për rezultatin e duhur”, shtoi De Biazi. Duke bërë një krahasim midis dy ekipeve, tekniku italian pranoi se Serbia ka një skuadër shumë të fortë. “Kjo për mua është vetëm një ndeshje futbolli, një ndeshje që mund të na çojë drejt një objektivi shumë të rëndësishëm. Ne luajmë gjithmonë për t’i fituar ndeshjet, duke respektuar kundërshtarët. Kjo nuk do të thotë se jemi mendjemëdhenj, por që e respektojmë kundërshtarin dhe e dimë qëllimin tonë”, u shpreh më tej trajneri i përfaqësueses. Në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë, De Biazi u tregua i rezervuar. “Unë e di që të gjithë lojtarët që do të aktivizohen në këtë ndeshje do të japin maksimumin e tyre. Idetë i kam të qarta dhe e di formacionin titullar që do të hedh në fushë. Nëse më keni pyetur, fjala vjen, për Xhimshitin, mund të them se është një djalë fantastik, që bën punë në çdo sektor të fushës. Madje ai mund të japë kontribut dhe në sulm”, përfundoi de Biazi. 
 
Ndeshjet e Shqipërisë
 
7.09.2014 Portugali-Shqipëri 0-1
11.10.2014 Shqipëri-Danimarkë 1-1
14.10.2014 Serbi-Shqipëri 0-3*
14.11.2014 Francë-Shqipëri 1-1 (miqësore)
29.03.2015 Shqipëri-Armeni 2-1
09.06.2015 Shqipëri-Francë 1-0 (miqësore)
04.09.2015 Danimarkë-Shqipëri 0-0
07.09.2015 Shqipëri-Portugali 0-1
08.10.2015 Shqipëri-Serbi
11.10.2015 Armeni-Shqipëri
 
* - Fitore në tavolinë e marrë në KAS të Lozanës
 
Renditja
 
Portugalia 15
Danimarka 12
Shqipëria 11
Armenia 2
Serbia 1**
** - Zbritur 3 pikë në renditje me vendim të UEFA-s    Adriatik BALLA
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:22

Ditën e nesërme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë.Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në bregdetin ju

Postuar: 13/11/2019 - 23:11

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Real Story” tregoi anët pozitive dhe ne

Postuar: 13/11/2019 - 23:03

22 patenta janë pezulluar brenda dy orëve ditën e sotme, të të rinvje që bëjnë gara në aksin Sauk

Postuar: 13/11/2019 - 22:39

Klodiana Lala ka komentuar përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.Lala tha në “Re

Postuar: 13/11/2019 - 22:12

Diplomati Neritan Ceka ka mbështetur idenë e Shengenit Ballkanik

Postuar: 13/11/2019 - 22:01

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në emisionin “Real Story” debatin mes institucio

Postuar: 13/11/2019 - 21:34

11-vjeçari Alvin Berisha iu bashkua familjes vetëm pak ditë më parë.