Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fino nuk njeh rezultatin, paralajmëron betejë gjyqësore deri në CAS të Lozanës

Postuar: 08/02/2018 - 08:19

Zgjedhjet për organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit u mbyllën brenda një dite në Durrës, ku u konfirmua në krye të federatës Armand Duka. Por rivali i tij kryesor në këto zgjedhje, Bashkim Fino, nuk është dorëzuar. Ai e quan procesin në vazhdim e sipër, sepse nuk e ka njohur rezultatin që prodhuan zgjedhjet dhe ka paralajmëruar se do ta çojë procesin në gjykatë, madje shkoi më tej, duke thënë se do ta çojë procesin në FIFA e në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke qenë i bindur se shoqatat sportive që votuan në këtë asamble nuk ishin të ligjshme dhe nuk meritonin të votonin. Pas mbylljes së procesit të votimit në raundin e dytë dhe numërimit të votave, ku ai mori 24 vota dhe rivali i tij Duka 38 vota, Fino premtoi vazhdimin e betejës, tashmë në dyert e gjykatave. Sipas deputetit socialist gara do të ishte e ndershme nëse nuk do të votonin 12 shoqatat sportive për të cilat nuk i ka fshehur pretendimet, si edhe disa klube të cilat i etiketoi të përfshira në mënyrë të jashtëligjshme në zgjedhje. “Nuk jam i zhgënjyer. Unë e prisja diçka të tillë. Procesi qe i parregullt në listat e delegatëve. Po të shikoni diferencën janë ato që i kemi thënë gjatë gjithë këtij muaji. Ne do të vazhdojmë procesin tonë gjyqësor. Vendosja e disa ekipeve që nuk janë pjesë e futbollit, dhe vendosja e delegatëve. Kam përshtypje që diferenca e pasqyroi këtë gjë. Po të mos ishin 12 shoqatat dhe këto 5-6 klube që janë vendosur në mënyrë ilegale do të ishte garë më e ndershme. Ju e patë që komisioni i verifikimit lexoi një raport që e kishte bërë gati FSHF. Do ishte më e ndershme të kishte juristë të pavarur”, u shpreh Fino. Pavarësisht se e uroi kandidatin Armand Duka për mandatin e 5-të në krye të federatës, Fino bëri të ditur se do të vazhdojë betejën ligjore në gjykatat shqiptare, por edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë dhe te FIFA. “Ne do e çojmë në fund çështjen, për të mirën e futbollit. Ne do të respektojmë, gjykatat shqiptare, më pas do të shkojmë jo vetëm në KAS por edhe në FIFA. Në momentin që ne kundërshtuam 12 shoqatat, unë kam të drejtë të vazhdoj procesin ligjor. Unë i urova sukses Dukës. Unë i kam thënë dhe i kam dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin e shoqatave. Futbolli nuk fiton apo humbet me një njeri në krye”, theksoi më tej Fino. Shanset që Bashkim Fino të gjejë të drejtë në gjykatë janë të konsiderueshme, pasi shoqatat sportive rajonale dhe ato brenda federatës të tilla si e arbitrave, mjekëve sportivë, trajnerëve dhe futsallit, nuk rezultonin të regjistruara në gjykatë dhe si të tilla mund të shërbejnë si provë për Finon që ai t’i shkojë deri në fund procesit. Ka disa shkallë gjykimi, ku fillimisht janë gjykatat shqiptare, por Fino ka paralajmëruar se, nëse gjykatat tona nuk i japin të drejtë, ai do t’i drejtohet FIFA-s dhe më pas Gjykatës Sportive në Lozanë (CAS), i bindur se ka të drejtë dhe mund të rikthejë procesin nga fillimi. Shumë specialistë mendojnë se kjo është një e drejtë e kandidatit Fino, por shumica janë skeptikë që ai mund të arrijë ndonjë rezultat në favor të tij, për shkak se shoqatat sportive në fjalë janë regjistruar në asamble dhe janë miratuar në asambletë e mëparshme. Ato mund të mos jenë regjistruar në gjykatë, por janë miratuar në asamble dhe si të tilla edhe gjykata mund t’i njohë si të ligjshme. Problemi është se këto shoqata ndryshojnë fort nga klubet, edhe pse votojnë njëlloj. Klubet janë të regjistruara në gjykatë dhe këtu dilet në faktin se ka dy standarde për të njëjtin fenomen, gjë që mund të ngrejë një çështje që ligjërisht është e bazuar. Prandaj dhe Fino ka shpresë se procesi mund të marrë rrjedhë tjetër në gjykata./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi