Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për Sali Berishën, Prokuroria kërkon thirrjen e dëshmitarëve përfshirë ish-kryeministrin, Ylli Rakipin...

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për
x

aktualitet-sport

Keni siguruar biletat? Konfirmohet prezenca e legjendës Françesko Totit. Zbulohet axhenda me surpriza të mëdha për mbrëmjen e së nesërme në “Air Albania Stadium”

Keni siguruar biletat? Konfirmohet prezenca e legjendës Françesko

Jo vetëm kontrolle të rrepta dhe uniforma blu pa fund… E nesërmja duhet të jetë festë për tifozët kuqezi, të paktën për ata që kanë pasur fatin për të siguruar një nga 21 mijë biletat për përurimin e “Air Albania Stadium” në takimin kundër kampionëve të botës, Francës.

Moderimi i koncertit festiv në vigjilje të ndeshjes do ta udhëheqë Ardit Gjebrea, ndërsa mes këngëtarëve të përzgjedhur do të jetë Florian Mumajese me këngën “Kuqezi”, Aurela Gaçe me të famshmin “Xhamadani” apo edhe Era Istrefi, e cila do të këndojë “Live it up”, këngën zyrtare të Kupës së Botës Rusi 2018.

Ndryshim dhe sa u takon këngëtarëve që do të interpretojnë himnet zyrtare: Juliana Pasha do të këndojë “Himnin e Flamurit”, ndërsa Besa Kokëdhima “Marsejëzën”.

Ndërkohë mes shumë personazheve të njohur të futbollit, është konfirmuar prezenca e legjendës së Romës dhe futbollit italian, Françesko Totit.