Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kupa e Shqipërisë, Ilir Dajën e tremb heshtja e Teutës

Postuar: 14/02/2018 - 08:36

Kupa e Shqipërisë do të kthehet sot në mesditë në fushën e lojës, ku pritet të luhen katër ndeshjet e kthimit çerekfinale të këtij aktiviteti. Kupa është një mundë- si që të çon në Ligën e Europës, prandaj po e vlerësojnë maksimalisht të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, madje dhe Tirana, e cila e ka shansin e vetëm, për faktin se luan në Kategorinë e Parë. Skuadrat e tjera në këtë raund kanë një shans dhe në kampionat, në mos si kampione për vend të dytë e të tretë, pozicione që të çojnë automatikisht në Europa League. Para ndeshjes me Teutën ka folur trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, i cili ka kërkuar të vlerësohet maksimalisht kundërshtari, duke iu trembur heshtjes së Teutës, e cila vjen pas ndryshimeve në pankinë. “Nuk do të thosha se është formalitet ndeshja e kthimit, edhe pse kemi bërë një hap të mirë, duke fituar 0-2 në transfertë. Specifika e kupës është e tillë, me 180 minuta, kështu që do të respektojmë 90-minutëshin e radhës që të kthehemi në performancën që kemi pasur, pse jo ta përmirësojmë atë. Formacioni? Jemi të dyzuar dhe po diskutojmë me stafin. Ka një anë që po e trajtojmë, atë që kush do që të veshë fanellën e Skënderbeut, ka 6 ditë kohë të tregojë formën e vet dhe të na thotë: jam edhe unë këtu, pjesë e rëndësishme e ekipit. E dyta është se ndonjë lojtar që ka pasur probleme shëndetësore, siç është Jashanica, i cili ka një dëmtim të lehtë, mund ta ruajmë. Do të shohim se çdo të bëjmë nesër (sot), rotacion apo minutazh për ritmin e duhur. Me Besëlidhjen u dhamë mundësi të gjithë lojtarëve, të cilët kishin pak minuta, për pak sa nuk u eliminuam, pa dashur të nënvlerësoj asnjë ekip. Për të treguar mentalitet fituesi, fanellën duhet ta marrësh, jo të ta servirin atë. Është bërë filozofi e klubit tashmë që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Jemi të fokusuar te Teuta, pasi nuk kemi mbyllur ende asgjë. Nuk ke të drejtë të gabosh në kupë. Natyrshëm që 11 pikë diferencë në kampionat na japin qetësi, por që të nesërmen e ndeshjes me Flamurtarin kemi folur dhe duam ta ruajmë këtë standard, pse jo ta thellojmë më tej, duke përmirësuar lojën tonë. Edhe vjet, siç kam diskutuar edhe me grupin, në kalimin e 4 tureve, ka ndikuar ritmi, nuk ishte rastësi. Ishte një fazë e 4-t shumë e mirë, ku i fituam të gjitha ndeshjet, përveç njërës, që ishte e izoluar dhe nuk dua ta përmend. Për inerci bëmë atë paraqitje në Europë. Të mos kënaqemi me këtë që kemi arritur, por të vazhdojmë të përmirësohemi. Pas Teutës do të fokusohemi te Kamza, me të cilën kemi dy barazime në këtë kampionat. Pozitive për ne është që i gjithë kontigjenti është në dispozicionin tonë. Veç Vangjelit, i cili mungon për kartonë, do të shkojmë në Tiranë për ta fituar ndeshjen”, theksoi në konferencën e shtypit trajneri i Skënderbeut, Daja. Ndërkohë, sa i përket formacionit, mësohet se Daja do të aktivizojë ata që e meritojnë dhe shfrytëzojnë maksimalisht minutat në dispozicion. Në një farë mënyre edhe në sfidën ndaj Teutës ndryshimet janë pak a shumë të kushtëzuara. Në seancën e fundit stërvitore në Korçë, Jashanica është stërvitur veçmas grupit për shkak të një gjendjeje gripale dhe mbrojtësi mund të kursehet për Kupën, duke i hapur dyert e formacionit titullar Fidan Alitit, me 24- vjeçarin nga Presheva që pritet të pozicionohet në qendër të mbrojtjes. Mungesa e Osmanit ndërkohë i lënë jashtë planeve të Kupës për arsye familjare i jep mundësi Bruno Ditës për t’u aktivizuar në mesfushë, me Ilir Dajën që mund të spostojë Sabien Lilajn në vendin e Osmanit, duke i lënë pozicionin e tij në duart e Ditës. Trajneri i Skënderbeut ndërkohë mund të ofrojë një risi të madhe edhe për sa i përket sulmit, ku kandidohet për pozicionin e qendërsulmuesit Emiljano Vila që është në balotazh me Ali Soue. Gjithsesi vlen të theksohet se në balotazhin e Dajës sulmuesi nga Gambia është i avantazhuar për faktin se trajneri dëshiron ti japë më shumë minuta, duke qenë se edhe faza përgatitore e Soue ka qenë disi e cunguar./Adriatik BALLA  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 35

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2018 - 15:52

Pas temperaturave të larta, kryeqyteti është ‘mbërthyer’ nga moti i keq. Pasditen e sotme, shi i rrëmbyeshëm dhe me rrufe ka nisur të bjerë të Tiranë.

Postuar: 15/08/2018 - 15:47

Duket se moti sot dhe nesër do të sjellë surpriza, pasi do të shoqërohet jo vetëm me ulje të temp

Postuar: 15/08/2018 - 15:42

Ekzekutohet me plumb në kokë një shqiptar në Athinë.

Postuar: 15/08/2018 - 15:15

Ndonëse nuk janë konfirmuar ende shkaqet që shkaktuan tragjedinë në Genova të Italisë, me shembje

Postuar: 15/08/2018 - 14:42

Familjarët e Admir Bokrinës, 32-vjeçarit që humbi jetën bashkë me shokun e tij Marjos Djerra kanë

Postuar: 15/08/2018 - 14:40

Një aksident ka ndodhur para pak minutash tek “Ura e Gjoles” në Fushë-Krujë ku është

Postuar: 15/08/2018 - 14:27

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptarit në Athinë.