Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Llullaku kthehet në Itali, bëhet zyrtarisht i Virtus Entellës

Postuar: 14/02/2018 - 08:39

Një nga lojtarët e Kombëtares që kishte mbetur pa skuadër gjatë merkatos së dimrit, ishte sulmuesi kuqezi Azdren Llullaku. Përflitej prej ditësh një aktivizim i tij në kampionatin italian të Serisë B, por zyrtarizimi ka ndodhur vetëm dje, pasi futbollisti me origjinë kosovare u bë pjesë e Virtus Entella në Serie B. Natyrisht, për Llullakun ishte kthim në “shtëpi”, pasi sulmuesi i përfaqësueses tonë e ka nisur karrierën pikërisht në Itali ku ka shkuar si fëmijë dhe ka luajtur në kategoritë e ndryshme të futbollit italian. Ai u prezantua zyrtarisht dje te Virtus Entella dhe për të është një mundësi e madhe jo vetëm që të aktivizohet e të luajë titullar me këtë skuadër, por në të njëjtën kohë edhe të ruajë pozitat e tij të mira në skuadrën përfaqësuese, pasi aktivizimi në Serie B është mundësi e madhe që ai të luajë titullar në përfaqësuese. Duhet thënë se Llullaku është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Kristian Panuçi. Një tjetër avantazh që e ndihmoi lojtarin të kalonte në Serie B në një kohë që merkato e dimrit kishte kohë që ishte mbyllur lidhej me faktin se ai u transferua si lojtar i lirë. Rregullorja në federatën italiane të futbollit parashikon që lojtarët që nuk kanë skuadër mund të aktivizohen deri në muajin mars, kështu që Llullaku shfrytëzoi këtë nen të rregullores për t’u kthyer në Itali si lojtar i lirë dhe për të veshur fanellën e Virtus Entellës.

Situata dhe zyrtarizimi

Rikthimi në Itali ishte dëshira më e madhe dhe ëndrra e Azdren Llullakut u realizua. Porsi një dhuratë përpara 30-vjetorit të lindjes, sulmuesi i Kombëtares u prezantua te skuadra e tij e re, Virtus Entella. Klubi i Serisë B italiane njoftoi edhe zyrtarisht afrimin e lojtarit të lindur në Istog, vetëm pak ditë pas arritjes së akordit. Llullaku që do të mbajë numrin 18 në fanellë, kthehet të luajë përtej Adriatikut, pas eksperiencës së pafatë në Kazakistan. Fillimisht transferimi në Janar 2017 të Astana, më pas huazimi te Tobol dhe së fundmi marrëveshja e munguar me Ordabasy, ekip të cilit iu bashkua në fazën përgatitore, madje ku shënoi edhe një gol në miqësore. Ajo që bindi klubin që lufton për mbijetesën ishte paraqitja e edicionit të kaluar e sulmuesit, që u shpall golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë rumune me 16 gola në 20 ndeshje për Gaz Metanin. Llullaku iu bashkua Virtus Entellas pavarësisht mbylljes së afatit të transferimeve, duke përfituar nga rregulli i transferimeve të futbollistëve pa skuadër. Sulmuesi i bashkohet Naser Alijit, shokut në përfaqësueses kuqezi, i cili u transferua gjatë merkatos së dimrit, pasi në pjesën e parë të këtij sezoni ishte pa ekip. Me dy shqiptarët në kontingjent, klubi nga Liguria shpreson të realizojë objektivin e këtij sezoni, që është qëndrimi në Serinë B italiane.

Kombëtarja

Llullaku luan në sulm dhe në ndeshjet që ka drejtuar Kristian Panuçi është preferuar ta nisë titullar. Madje ai ka luajtur titullar dhe nën drejtimin e De Biazit në pjesën e parë të kualifikueseve të Botërorit “Rusi-2018”. Në përgjithësi është aktivizuar në krahun e majtë të sulmit dhe është futbollist me potencial. Nëse ai do të ruajë staturën e një sulmuesi të fortë që shënon gola dhe aktivizohet rregullisht në kampionatin italian të Serisë B, me siguri që ai do të jetë në fokusin e stafit teknik të skuadrës kombëtare dhe do të marrë ftesë edhe për ndeshjen miqësore të fundmarsit që Shqipëria e luan ndaj Norvegjisë në stadiumin “Elbasan Arena”. Duhet thënë se fundmi se krahas Llullakut që nuk kishte gjetur skuadër dhe që u kompletuar së fundmi me kalimin te Virtus Entela, dy lojtarë të përfaqësueses tonë që ishin pa skuadër ose të “humbur”, gjetën mundësi aktivizimi në këtë merkato dimri. I pari është mbrojtësi Naser Aliji, i cili ishte pa ekip që prej largimit nga Kaizerslauterni dhe u bë pjesë e skuadrës së Virtus Entellës, pikërisht ekipit ku shkoi dhe Llullaku. Një tjetër lojtar që ndryshoi ambient në fund të merkatos ishte dhe mesfushori Ergys Kaçe, që kaloi nga Paoku te Panathinaikosi./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 16:26

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi i janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri pa leje.

Personit me inicialet D.B, vjeç 19, banues në Tiranë i janë gjetur dhe bllokuar me cilësinë e provës materiale, 4 pushkë dhe 3 pistoleta të dyshuara si armë sportive.

Postuar: 19/02/2018 - 15:36

Numri i të prekurve nga fruthi gjatë ditëve të fundit në vendit tonë ka ardhur në rritje. Vetëm në fundjavën që lamë pas, në QSUT janë paraqitur gjashtë raste të reja

Postuar: 19/02/2018 - 15:30

130 djem e  vajza janë kandidatët më të rinj për oficerë në Forcat e Armatosura.

Postuar: 19/02/2018 - 15:14

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani – FK Kuksi, më datë 19.02.2018 ora 18.00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike k

Postuar: 19/02/2018 - 14:52

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto pak pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregoi se çfarë kishte deklaruar para prokurorëve të çështjes lidhur

Postuar: 19/02/2018 - 14:43

Shqipëria pret që në muajin prill, Komisioni Europian të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar dhe në rekomandimin e vitit 2016.

Postuar: 19/02/2018 - 14:31

Duket se moti do të vazhdojë të jetë me temperatura të ulëta dhe reshje dëborë e shiu në zonat e ulëta. Për ditën e nesërme, Meteoalb ka parashikuar reshje dëborë dhe shiu.