Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Majlinda Kelmendi flet për “Time”, emocionet dhe krenarinë e kësaj fitoreje: Shqipëri-Kosovë janë një, kam përfaqësuar të gjithë popullin tim

 Majlinda Kelmendi flet për “Time”, emocionet dhe krenarinë e kësaj fitoreje: Shqipëri-Kosovë janë një, kam përfaqësuar të gjithë popullin tim

Postuar: 11/08/2016 - 14:15

Majlinda Kelmendi, atletja e parë Kosovare që ka fituar një medalje gjatë Lojërave Olimpike, ka folur për emocionet dhe krenarinë e kësaj fitoreje në një intervistë me prestigjiozen “Time”.

“Ishte një moment i madh, kam ëndërruar gjithmonë për të, por ende nuk mund të besoj se ka ndodhur -tha Majlinda për “Time” – Kam parë se të gjithë në Kosovë janë duke festuar. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë festimesh do të mbahen kur të shkoj në shtëpi.”

25-vjeçarja, kampione botërore e xhudos tashmë,  ka përcaktuar në këtë intervistë sa e rëndësishme ishte fitorja ndaj Italianes Odette të dielën.

“Familja ime është shumë e lumtur dhe unë i kam gëzuar duke i bërë ata krenarë, sidomos prindërit e mi – shprehet ajo – Për një kohë të gjatë atletët kosovarë nuk kanë pasur mundësi për të përfaqësuar vendin tonë, kështu që  është e paimagjinueshme që tashmë kemi një medalje të artë.”

“Time” shkruan se si shumica e sportistëve të Kosovës, Kelmendi zgjodhi të bashkohet me ekipin shqiptar në 2012-ën , por nuk arriti deri tek raundet e medaljeve.

“Nuk ndihem në konflikt mes Shqipërisë dhe Kosovës – thotë Majlinda – Ne jemi një popull. Unë kam përfaqësuar të gjithë popullin tim. ”

Serbia është ende e pakënaqur në lidhje me këtë, Yahoo ka raportuar se zyrtarët serbë u kanë kërkuar atletëve të tyre mos të ndajnë asnjë qëndrim me sportistët kosovarë gjatë konkurrimit në Rio.

Por Majlinda duket se ka pasur mbështetjen e popullit shqiptar dhe mediat vendase e kanë konsideruar këtë fitore si “arritje historike që ka shkruar historinë e artë”,  shkruan “Time”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:40

 Dita e nesërme pritet të jetë me diell, por gjatë pasdites paraqiten kthjellime dhe vranësira kalimtare në kryeqytet.

Postuar: 24/05/2019 - 22:46

Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në

Postuar: 24/05/2019 - 22:21

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë E

Postuar: 24/05/2019 - 21:58

Gazetari Sokol Balla thotë se prej 30 vitesh, të njëjtat grupime politike duan që vendi të digjet

Postuar: 24/05/2019 - 20:43

Planet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pritet të rrafshojnë pas palmave, edhe pishat e

Postuar: 24/05/2019 - 20:15

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e fortë që dha sot Presidenti Ilir Meta

Postuar: 24/05/2019 - 20:07

Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor.