BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-opinione

Mediat italiane: Hysaj e tregoi veten në fushë, për momentin më i miri në Itali

Mediat italiane: Hysaj e tregoi veten në fushë, për momentin

“Sky Sport” ka vlerësuar me notë shumë të lartë paraqitjen e mbrojtësit Elseid Hysaj në duelin ndaj Lacios në fundjavën që lamë pas, duke e cilësuar atë të pakalueshëm dhe një nga më të mirët në Itali në pozicionin e tij. në fushë zbritën disa prej lojtarëve më të mirë që luajnë në Serie A dhe vëmendja ishte e madhe tek lojtarët cilësorë të të dyja skuadrave. Në pjesën e parë Lacio ishte mirë dhe u duk se do ta vinte n ë vështirësi Napolin. Por yjet si Imobile dhe Milinkoviç u shuan në pjesën e dytë, pasi Hysaj i bllokoi ata. Gazetarët e “Sky Sport”, thanë pas ndeshjes se serbi Milinkoviç është një yll i madh, por se në fushë në këtë ndeshje notën më të lartë e meritonte Elseid Hysaj, i cili luajti një nga ndeshjet më të mëdha të këtij edicioni. Sipas gazetarëve të televizionit në fjalë, Hysaj ishte në vendin e duhur dhe në duelin e duhur, duke i bërë zap sulmuesit e Lacios, madje duke i lënë në hije futbollistë si Milinkoviç e të tjerë, që tregon se ai di të reagojë në momentin e duhur dhe të tregojë potencialin e tij të madh. Kuptohet, media të ndryshme italiane i dhanë notë të ndryshme, por në përgjithësi vlerësimi për Hysajn ishte i lartë, ç’ka dëshmon se mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është në formë dhe një nga më të kërkuarit në treg. Është absolutisht më i iri nga lojtarët e përfaqësueses dhe fakti se luan rregullisht me Napolin, duke bërë performancë mjaft cilësore, tregon se Hysaj është tani lideri i vërtetë i skuadrës napolitane. “Një mbrëmje e madhe për Elseid Hysaj, pasi Napoli i tij vazhdon rrugën drejt titullit kampion në Seria A”, shkruajnë në tërësi mediumet sportive që mbulojnë Serinë A. .

Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me notën 7.5 në këtë sfidë. Në mediat italiane, paraqitja e Hysajt është vlerësuar si pozitive. “Superior në një provë të vështirë. Ruan energji në pjesën e parë dhe shpërthen në fraksionin e dytë të ndeshjes duke ndihmuar shumë në fazën ofensive”, është përshkrimi i mediave italiane për paraqitjen e Hysajt në sfidën kundër Lacios. Ndërkohë, portieri Strakosha pati një mbrëmje të vështirë, pasi iu desh të nxirrte 4 herë topin nga porta e tij. Portieri shqiptar i Lacios u vlerësua me notën 5.5. “Pëson katër gola, por nëse nuk do të ishte ai, Lacio mund të pësonte më shumë. Shmang një humbje edhe më të thellë falë ndërhyrjeve të tij. I mohon golin Insinjes, në mënyrë të pabesueshme”, shkruhet në përshkrimin e mediave italiane në lidhje me vlerësimin për portierin Strakosha. Ndërkohë, të tjera media sportive në Itali shkruajnë se Elseid Hysaj ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundjavës përballë Lacios në fitoren 4-1. Paraqitja e tij është vlerësuar nga websiti i njohur “Whoscored.com” që e ka vendosur Hysaj në formacionin më të mirë të javës. Gjithashtu, Hysaj ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Napolit në këtë sezon, por përsëri kritikët e tij nuk kanë munguar. Por, pas paraqitjes ndaj Lacios ai ka ndryshuar mendjen e disa prej tyre. Në rrjetet sociale një faqe e dedikuar Napolit, “SSC Napoli America” e pranon që e ka kritikuar shumë mbrojtësin shqiptar, por ndaj Lacios ai ka bërë një paraqitje mbresëlënëse. Duhet thënë se menaxheri i tij Mario Xhiufredi e kishte paralajmëruar aktivizimin e Hysajt në këtë ndeshje, ku, edhe pse ishte me grip dhe temperaturë, shkodrani ia doli të rikuperojë forcat dhe të japë më të mirën në fushën e lojës. Nga ana tjetër, për Hysajn nuk mungojnë ofertat nga klube të ndryshme europiane dhe referuar menaxherit Xhiufredi, ai mund të transferohet në verë në një klub të madh anglez, me gjasë Çelsi ose Mançester Junajtid, por nuk përjashtohet mundësia edhe në Bundesligë, ku Bajerni i Mynihut prej kohësh ka shfaqur interes për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare./Adriatik BALLA

Më të lexuarat