Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndeshja e nesërme Shqipëri-Francë, Policia merr masa të rrepta për sigurinë në stadiumin e ri, njihuni me rregullat e reja dhe çfarë nuk lejohet

Postuar: 16/11/2019 - 09:30

Nesër në stadiumin e ri kombëtar, i cili nisi si “Air Albania” do të luhet ndeshja e fundit e eliminatoreve në Grupin H, Shqipëri-Francë. Testi i parë i këtij impianti të ri u krye para një jave, në sfidën e femrave, Vllaznia-Apolonia, por nesër është prova e së vërtetës për “Air Albania Stadium”.

Në çdo ndeshje janë disa rregulla që duhen zbatuar nga tifozët, por shtëpia e re e kuqezinjve dhe e futbollit shqiptar ka disa rregulla të reja, të papraktikuara më parë në Shqipëri. Rregulli që nuk ishte praktikuar më parë ka të bëjë me ndalimin e një vesi për shumë tifozë shqiptarë, ngrënia e farave në stadium.

Në “Air Albania Stadium” farat janë të ndaluara. Gjithashtu, tifozët nuk mund të hyjnë në stadium me jelekë fosforeshentë pa logon përkatëse. Biletat e ndeshjes do të kontrollohen përkundrejt kartës së identitetit, rregull i cili mund të zbatohet në vijim edhe për ndeshjet e kampionatit shqiptar që pritet të zhvillohen në këtë impiant, kryesisht derbi i kryeqytetit.

Nëse në stadiumet e tjera është lejuar që të futen shishet e ujit pa tapë, tani lëngjet ndalohen që të futen nga porta e stadiumit, pasi ato mund të blihen në ambientet e shërbimit që ofron impianti i ri

Rregullat që duhet të dinë tifozët për nesër:

Do kontrollohet karta e identitetit dhe bileta. Gjithashtu do të ketë kontroll fizik të tifozëve;

Nuk lejohen të futen në stadium tifozë me jelekë të paloguar;

Nuk do të lejohen tifozët që mbajnë çanta shpine, çadra, çakmakë, aparate fotografikë apo kamera, e gjithashtu fara luledielli.

Uji dhe pijet e tjera nuk do të lejohen të futen nga jashtë stadiumit, pasi tifozët kanë mundësinë t’i blejnë në tribunat përkatëse, ku do të ketë shërbim katering.

 Mjete piroteknike si flakadanë, fishekzjarrë, kapsolla apo tymuese janë rreptësisht të ndaluara.

Tifozëve u ndalohen edhe vuvuzelat, boritë, bilbilat dhe lazerat.

Flamujt dhe simbole të tjera kombëtare do të lejohen vetëm me shkopinj plastikë.

 Janë rreptësisht të ndaluara banderolat me përmbajtje politike.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 20:00

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të rëndësishme nga atentati i mbrëmshëm në Peqin ku u vra Andi Zylyfi dhe mbeti i plagosur Andi Uruçi.

Postuar: 14/12/2019 - 17:13

Një një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi policia i gjeti një sasi lëndë

Postuar: 14/12/2019 - 16:53

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Abc News edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë që

Postuar: 14/12/2019 - 16:36

Specialistët e Interpol Tirana arritën të ekstradonin nga Duesseldorfi në Gjermani, 39 vjeçarin Y

Postuar: 14/12/2019 - 16:22

Sa i përket arrestimeve për shembjen e godinës tek Kavalishenca, gazetarja Klodiana Lala tha se a