BREAKING NEWS

Të tjera detaje të rëndësishme nga plagosja në Allias, autorët kthyen gjithçka përmbys në vilë

x

aktualitet-sport

Ndeshja Shqipëri-Francë, Shakohoxha kritikon ashpër tifozët: Më mirë shikojeni në shtëpi, nuk jeni në sallë operash (ARSYEJA)

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humbëm me rezultatin 0-2.

Emocione të papërshkrueshme janë dhuruar para ndeshjes dhe gjatë himnit, por jehona dhe oshëtimi i zërit u venit disi pas golit të shpejtë nga Toliso në minutën e 8. Shumë kritika ka pasur për tifozët nga ana e komentatorit dhe gazetarit të njohur, Dritan Shakohoxha, gjatë transmetimit të ndeshjes.

“Nuk e kuptoj këtë qetësi të madhe të tifozëve. Ata kanë ardhur këtu për të mbështetur Kombëtaren, por për hir të së vërtetës nuk po e bëjnë. Kjo nuk është një sallë për opera apo komedi, që të reagosh vetëm në një moment kulminant të një batute. Të kishte një biletë kundër Francës ishte fat, pasi kishte shumë interesim të madh. Përveç tifo-grupeve, pjesa tjetër ndoshta duhej që ta shihte më mirë në shtëpi ndeshjen, pasi këtu, nuk po bëjnë zhurmën e duhur”, ka thënë mes të tjerave në komentim Shakohoxha.