BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-opinione

Partizani pëson disfatë ndaj Pakhtakor Tashkent, grupi s’është gati për garë

Partizani pëson disfatë ndaj Pakhtakor Tashkent, grupi

Trajneri Sulejman Starova nuk duket i kënaqur me punën e skuadrës në këto ditë të para janari dhe të fazës përgatitore dimërore, duke kërkuar më shumë përkushtim nga grupi, më shumë shpejtësi në lëvizje dhe natyrisht prurje të reja cilësore. Por Partizani ende nuk është bindës dhe ndodhet shumë larg objektivave të fillimsezonit ku kishte ambicie për titull kampion. Titulli duket jo vetëm i pamundur, por objektiv tashmë mund të mbetet zona europiane, që janë vendi i dytë ose i tretë, që gjithsesi është objektiv i vështirë duke pasur parasysh rivalitetin në garë me Flamurtarin e Kukësin që synojnë të konkurrojnë me Skënderbeun kryesues. Që Partizani nuk po ecën mjaftueshëm si duhet edhe në fazën përgatitore e tregon qartë ndeshja e djeshme e humbur ndaj skuadrës uzbekase të Tashkentit, Pakhtakor, ku humbi 3-1 dhe i la të kuptuar Starovës se duhen lëvizje të tjera për ta bërë këtë grup kompetitiv. Sa i takon ndeshjes, Partizani ka pësuar një tjetër humbje në miqësoren e dytë në tokën turke. Këtë radhë të kuqtë janë mposhtur 3-1 nga skuadra nga Uzbekistani Pakhtakor Tashkent, çka tregon se trajnerit Sulejman Starova i duhet ende shumë punë për të kolauduar një skuadër së cilës i janë larguar mbi 10 futbollistë gjatë muajve të fundit. Në fakt, ky test nisi mirë për Partizanin, që kaloi në avantazh me Asanin që në minutën e 12-të, por vetëm 8 minuta më vonë kundërshtarët nga Uzbekistani barazuan me 11-metërsh. Pa u mbushur gjysmë orë lojë, të kuqtë pësuan edhe golin dytë, duke shkuar në pushimin mes pjesëve në disavantazh 2-1. Partizani e nisi pjesën e dytë me një ndryshim, me Lukas që mori vendin e Asanit. Pas sekonda iu desh Pakhtakorit për të shënuar të tretin në këtë fraksion. Në minutën e 70-të Starova kryen 3 zëvendësime të tjera, u larguan Telushi, Bardhi dhe Trashi, në vend të të cilëve u aktivizuan Fili, Kotobelli dhe Sulejmani. Rezultati nuk ndryshoi në minutat e mbetura me rezultatin përfundimtar që mbeti në shifrat 3-1. Kjo ishte miqësorja e dytë dhe e fundit e planifikuar nga klubi gjatë mini-fazës përgatitore. Të premten e kaluar, të kuqtë humbën 1-0 në testin e parë përballë ekipit të Superligës turke, Kasimpasa, pas golit të Trezeguet të realizuar në sekondat e fundit të sfidës. Partizani do të vazhdojë përgatitjet në Antalia deri më datën 18 janar. Synimet e klubit janë që skuadra të marrë ngarkesën e duhur fizike, si dhe tekniko-taktike, ku të ketë mundësi që lojtarët të përshtaten si duhet me lojën në grup, ku repartet të harmonizohen me njëri-tjetrin dhe trajneri të gjejë skemat e duhura taktike që i japin freski lojës së skuadrës dhe i merr më të mirën asaj. Natyrisht, Partizani ka bërë ndryshime në grupin e titullarëve dhe i duhet kohë të përmirësojë performancën e tij. Lojtarëve u duhet kohë të përshtaten dhe ngarkesa maksimale sportive do, gjithashtu, ditët e saj që të piqet. Pra ky Partizan është tani për tani si një kantier, ku vetëm Starova është në gjendje të kuptojë se deri ku i ka limitet ky grup futbollistësh.

Flet Telushi: Kam ardhur në një skuadër të madhe

Ndërsa skuadra e kuqe vijon përgatitjet në Antalia, klubi prezantoi dje zyrtarisht Bruno Telushin. Ai ka ardhur prej ditësh në gjirin e “demave” dhe është prezantuar me pompozitet, duke qenë një nga goditjet më të forta të Partizanit në këtë merkato dimri. Vlonjati Telushi është aktivizuar rregullisht gjatë kësaj faze përgatitore me të kuqtë, ndërsa në një intervistë për “TVSH” ka treguar se është i lumtur për këtë mundësi që i është dhënë. “Jam i lumtur që jam pjesë e Partizanit dhe gjithçka po shkon mirë. Ekipi i Partizanit prej disa vitesh ka bërë oferta për mua, por nuk janë realizuar. Kjo e fundit u realizua dhe të dy palët ndjehemi mirë”, u shpreh futbollisti nga grumbullimi në Antalia. Në kampin e kuq shpresojnë që Telushi do të bëjë diferencën në të mirë të Partizanit 

Më të lexuarat