Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pritja thuajse ka mbaruar! FSHF njofton: Stadiumi është gati dhe 17 nëntori do të jetë një datë historike, zbulohet surpriza e madhe që na pret

Postuar: 15/11/2019 - 15:37

“Air Albania Stadium” do të inagurohet të dielën kundër Francës. Impianti i ri i kombëtares do të jetë gati dhe FSHF ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon dhe ardhjen e Aleksander Ceferinit në Tiranë për të parë nga afër stadiumin.

NJOFTIMI I FEDERATËS – Pritja thuajse ka mbaruar! Të dielën, ora 20:45, 17 nëntor 2019, do të jetë një datë historike për të përuruar stadiumin më të madh kombëtar në Shqipëri. Një kapacitet prej 21. 690 vendesh, investim që ka prekur shifra 70 milionë euro duke përfshirë të gjithë strukturën (pjesa sportive dhe josportive).

Ndeshja Shqipëri-Francë mbyll edicionin kualifikues Euro 2020, por hap dyert për një epokë të re në një stadium modern. Pikërisht përballja me Kampionët e Botës është edhe prezantimi më i bukur.

Sipas asaj që ka lajmëruar zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të jetë një nga të ftuarit e nderit për ndeshjen e parë zyrtare. Madje, vetë Ceferin ka folur në lidhje me këtë event.

“Në mënyrë që futbollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurt dhe të rehatshëm. Stadiumi Air Albania është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme” u shpreh Ceferin.

“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm, si brenda dhe jashtë fushës në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë në të gjithë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm”.

Përfundimi i Arenës Kombëtare, që u financua pjesërisht nga UEFA, dëshmon për një angazhim të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit të vendit të saj, duke ndërtuar kështu baza të reja.

Gjatë viteve të fundit, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” në Shkodër janë rikonstruktuar plotësisht dhe kanë pritur ekipin kombëtar. Ndërkohë, stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës është duke u rikonstruktuar, sipas projektit të financuar bashkërisht nga FSHF dhe UEFA, nën udhëheqjen e organit drejtues evropian të futbollit që mbulon pothuajse 50% të kostove totale që vijnë nga programi i ndihmës HatTrick i UEFA-s.

“Ndeshja e së dielës do të jetë një moment historik për futbollin në Shqipëri, pasi më në fund mbështetësit nga i gjithë vendi do të mund të ndjekin Kombëtaren tonë të luajë në një arenë fantastike dhe moderne. Do të dëshiroja të shprehja mirënjohjen time ndaj UEFA-s për mbështetjen financiare që ata kanë dhënë si edhe për mbikëqyrjen e projektit, duke na ofruar ekspertizë tejet të vlefshme,“ tha presidenti i FSHF dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 19:22

Katër dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe studentit senator do të zhvillojnë nesër një konferencë për shtyp ku do të flasin për situatën që po kalon vendi pas tërmetit që tronditi Shqipërinë.

Postuar: 08/12/2019 - 18:55

Pjesa urbane në Tiranë e ka mbyllur fazën e emergjencës, ndërkohë që po punohet edhe në zonat rur

Postuar: 08/12/2019 - 18:28

Ndeshja Teuta-Skënderbeu është ngjarja e parë që përpiqet të rikthejë në shinat e së përditshmes

Postuar: 08/12/2019 - 17:51

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në qelinë e burgut grek të Agias.

Postuar: 08/12/2019 - 17:06

Një gjykatë në New York, dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, që sy

Postuar: 08/12/2019 - 16:57

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dy ditë më parë ka shkaktuar një

Postuar: 08/12/2019 - 16:13

Ky është momenti kur një pallat 5 katësh në zonën e Shkozetit, i shpallur me rrezikshmëri të lart