BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

aktualitet-opinione

Rama në krah të Dukës për projektin e FSHF, pranon “shkrirjen” e Dinamos

Rama në krah të Dukës për projektin e FSHF, pranon

F SHF do të ketë brenda një viti e gjysmë një shtëpi të re, pikërisht në mjediset e “Parkut Olimpik” në Tiranë. Do të jetë një investim 8 mln euro, e cili njohu dje edhe startin zyrtar, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit tha për gazetarët se nuk ishte pjesë e fushatës së asnjë kandidati për kreun e federatës, duke distancuar veten nga Duka dhe Fino si rivalë në garë për kreun e FSHF. “Shpresoj që të jetë shiu ogur i mire. Duhet të realizojmë projektin e FSHF-së edhe pse mund të akuzohemi se po futemi në mes të një procesi zgjedhor që po zhvillohet. S’ka gjë, deri dje isha i akuzuar se dua të marr FSHF-në, sot do të akuzohem se dua ta mbaj. Unë nuk kam lidhje me këtë proces. Jam këtu për një projekt të ri që është pjesë e një programi”, u shpreh Edi Rama. Kryeministri i vendit garantoi mbështetjen e qeverisë në zhvillimin e futbollit dhe sportit në tërësi, duke vënë në dukje se me Shtëpinë e Re të Futbollit edhe Shqipëria ndjek hapat e vendeve më të zhvilluara në infrastrukturën e sportit më popullor në botë. “Këtu bëhet fjalë për të ndërtuar një shtëpi të futbollit kombëtar dhe të kombëtares. Dhe, në modesti një mikro-Coverciano si në Itali. Aty do të zhvillohet edukimi i trajnerëve dhe brezave të rinj. Kjo shtëpi e re e futbollit është pjese integrale e projektit të Parkut Olimpik”, shtoi kryeministri Rama. Fakti që Shtëpia e Re e Futbollit do të ngrihet mbi rrënojat e Kompleksit Dinamo ka bërë që shumëkush ta konsiderojë një goditje ndaj klubit kryeqytetas. Si një ish- dinamovit Nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtyre pretendimeve kryeministri i vendit Edi Rama i cili pa fshehur afeksionin e tij ndaj klubi duke sqaruar se në këtë rast Dinamos nuk po i rrëmbehet asgjë. “Më vjen keq si ish-sportist i Dinamos dhe për të gjitha ata bashkëudhëtarë e vuajtës, sepse kemi kaluar një pjesë të jetës tonë në godinën që do të shembet në ditët në vijim. Kam marrë shumë mesazhe, si ka mundësi që do të zhduket kjo godinë. Në fakt, ka pushuar së qeni një godinë e Dinamos prej shumë vitesh. Godina që kemi u kthye në kafazin e shumësportësisht. Ne ndërtuam godinën e re më tutje. Tani këtu mungon vetëm federata e federatave, që është ajo e futbollit”, theksoi më tej Rama. Në fjalën e tij kryeministri e cilësoi projektin një shembull të ndihmës që po i jepet sportit, duke bërë të ditur dhe hapat e tjerë të projektit të Parkut të ri Olimpik. “Ajo do të jetë simbol i rilindjes së futbollit dhe qytetit. Ky investim plotëson fazën e dytë të Parkut Olimpik. Dhe, do të përfundojë me fazën e tretë, pishinën e mbyllur. Pa mbështetjen e qeverisë nuk mund të zhvillohet sporti. Është e pamundur. Ne e kemi pasur prioritet mbështetjen e sportit, kemi bërë jo pak. Rezultatet dhe shifrat flasin, do të bëjmë më shumë akoma”, përfundoi kryeministri Edi Rama.

Kompleksi i ri i FSHF

Kjo strukturë do të jetë pjesë e kompleksit sportiv edhe më të gjerë, ku përfshihet Parku Olimpik i përfunduar, pjesa e pishinave të mbuluara, por edhe fushat ekzistuese të basketbollit dhe tenisit për të plotësuar nevojat e të gjitha kategorive të sporteve. Kompleksi nuk lidhet vetëm me godinën e re të FSHF, por përqendrohet te ndërtimi i fushave, njëra prej të cilave do të shndërrohet në një ministadium në shërbim të të gjitha ekipeve kombëtare. Njëra fushë do të jetë me bar natyral dhe tjetra me artificial dhe që do të kenë ndriçim. Njëra nga fushat do të ketë një tribunë prej 500 vendesh. Kompleksi do të jetë në shërbim të kombëtareve të të gjitha niveleve për meshkuj dhe femra. Pjesë e rëndësishme e ndërhyrjes është edhe realizimi i ambienteve ndihmëse, si dhomat e zhveshjes së lojtarëve, por do të ketë një qendër mjekësore si për analizat, ashtu edhe për rikuperimin fizik të futbollistëve të dëmtuar. Do të ketë qendër fizioterapie, rikuperimi muskular dhe rikuperim në vaska uji. Parimisht, është pranuar ndërtimi i një parkingu nëntokësor me kapacitet deri në 500 vende, për të shfrytëzuar në mënyrë sa më optimale ambientet, por edhe që të jetë në ndihmë të komunitetit që jeton në këtë zonë./Adriatik BALLA