BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-sport

Skandali, ‘zhduken’ 8 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri-Francë. Dynden sportdashësit drejt pikave të shitjes, por veç radhëve të gjata ka edhe zhgënjim të madh

Skandali, ‘zhduken’ 8 mijë bileta për ndeshjen
Ndeshja e futbollit mes Kombëtares Shqiptare dhe Francës ka dyndur sportdashësit drejt pikave të shitjes së biletave, por veç radhëve të gjata ka edhe zhgënjim, pasi dyshohet se FSHF ka nxjerrë në treg një numër të vogël biletash dhe pjesa tjetër dyshohet se po ruhet për “VIP-at”. Megjithëse shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë në Euro 2020 tashmë thuajse janë shuar, kombëtarja jonë do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit kualifikuese, të përcaktuara në kalendar. Ndeshja e parë do të jetë ndaj Andorrës, ndërsa të dytën me Francën, me 17 nëntor. Pikërisht ndeshja me Francën ka ngjallur interes të madh te tifozët e Kombëtares përballë kuqezinjve janë kampionët e botës në fuqi.
 
Sipas informacioneve të publikuara edhe në faqen zyrtare të FSHF, çmimet e biletave për Shqipëri – Francë variojnë nga 1 500 lekë në tribunat anësore e deri në 5000 lekë të rinj në tribunat kryesore. Tifozët qëndrojnë në radhë në dyqan, por zgjidhje nuk ka! Dikur ishte tregu i zi përpara “Qemal Stafa”, por tani nuk duket as ai! Ku avulluan thuajse 21 mijë bileta (22 mijë vendësh është stadiumi, por 1 mijë vende janë shkurtuar, për shkak se do të vendosen kamerat dhe sidomos për arsye të tjera teknike). E ndërsa tribuna VIP nuk doli aspak në shitje (do të akomodohen shumë figura të rëndësishme të futbollit, legjenda, ish-lojtarë kuqezi), ftesat kanë arritur një numër thuajse 1 mijë.
 
Edhe tribunat më të lehta dhe të disponueshme për t’u blerë, ato pas porte, janë shitur si shkollë nate, një ditë po, një ditë jo… Tifogrupi TKZ ka prenotuar 900 bileta, ndërkohë. Biletat me 50, 40 dhe 30 mijë lekë të vjetra, në sektorin E, pra tribuna e madhe karshi me këndet, janë misteri më i madh. Të gjitha të shitura, të gjitha të mbaruara! Po flasim për të paktën 8 mijë vende dhe jo pak!
 
Biletat po shiten rregullisht në Tiranë, në dyqanin pranë FSHF, si dhe në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërsa në Shkodër biletaria pritet të hapet më datë 13 nëntor, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, e në Elbasan është hapur që më datë 4 nëntor. Kaosi për shitjen e biletave dhe ankesat e shumta të sportdashësve nuk e kanë stepur gjithsesi FSHF-në e cila deri më tani ka nxjerrë të limituar numrin e biletave. Interesi i tifozërisë ka bërë që biletat të shiten me një shpejtësi marramendëse. Shqiptarët po mbajnë radhë të gjata për të pasur mundësinë të shikojnë përfaqësuesen teksa luan përballë “gjelave”.
 
Ndërsa biletat edhe pse me numër të kufizuar po vijojnë të shiten, problem më i madh është nëse do të arrihet në kohë që të përfundojë i gjithë ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë. Nga fasadat gjithçka duket në rregull, por janë hasur probleme serioze si në fushë ashtu edhe në vendin ku qëndrojnë mediat, për shkak të problemeve me audion dhe të shikueshmërisë. Nga FSHF është deklaruar zyrtarisht se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen me Francën, por ata që do e certifikojnë do të jenë përfaqësuesit e UEFA-s. Në agjendën e dy ndeshjeve të fundit në “Euro2020”, UEFA ka bërë publike të gjithë stadiumet ku do të luhen takimet, përjashtim bën vetëm Shqipëri-Francë, ndeshja kjo e vetme e lënë pa stadium.
 
Jo pa qëllim UEFA e mban pezull vendin ku pritet të luhet takimi Shqipëri-Francë, pasi edhe dhjetë ditë na ndajnë nga ky takim dhe punimet edhe pse intensive po humbasin cilësinë. Ka më se një vit që FSHF ka trumbetuar me të madhe se takimi i parë në stadiumin e ri do të jetë pikërisht me Francën e cila përmbyll edhe fundin e kualifikuesve të Euro 2020. / Mapo

Më të lexuarat