Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Totenhemi neutralizon Juventusin në Torino, Siti bën “shëtitje” me Bazelin

Postuar: 14/02/2018 - 08:41

Liga e Kampioneve u kthye me duelet me eliminim direkt, ku në këtë mbrëmje hapëse të serisë së ndeshjeve në 1/8 e finales kulmoi me duelin gjigant midis Juventusit dhe Totenhemin, një ndeshje spektakolare e mbyllur në barazim 2-2, rezultat që favorizon dukshëm anglezët për duelin e kthimit. Juventusi e nisi me furi ndeshjen e djeshme në Champions League kundër Totenhemit, duke gjetur shpejt rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit të saj kryesor Gonzales Higuain. Ishte minuta e dytë kur Higuain shënoi golin e parë për Juventusin, duke i dhënë një përparësi të padiskutueshme skuadrës së trajnerit Masimiliano Alegri. Por “Zonja e Vjetër” nuk do të ndalej këtu. Në minutën e 9-të, Totenhemi shkakton penallti dhe Gonzales Higuain tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin e dytë. Për minuta të tëra skuadra angleze e Totenhemit nuk e mori dot veten, duke qenë nën trysninë e vendasve që ndiheshin të aftë të kontrollonin lojën e tyre dhe të menaxhonin

edhe impulset e kundërshtarit. Por ai të cilit Juventusi i frikej më shumë, Harry Kane, realizon golin e tij në këtë ndeshje, pikërisht në minutën e 35-të, duke rihapur sfidën. Anglezët e gjallërojnë mjaft lojën, por eksperienca e Juventusit është mjaftueshëm efikase për të ushtruar presion atëherë kur duhet. Në minutën e fundit të pjesës së Parë Higuain kishte në dorë fatet e ndeshjes, pra ta vriste këtë takim, pasi u gjend përballë portierit mik nga pika e bardhë e penalltisë. Por këtë herë gaboi, duke mos e trefishuar rezultatin që do të kishte sjellë kalimin e Juves në turin tjetër. Në pjesën e dytë në fushë funksiononte vetëm një skuadër: Totenhemi, i cili kishte shpejtësi, kualitet në pasime dhe rrezikshmëri në sulm. Juventusi u shfaq i lodhur në pjesën e dytë dhe ajo që e bëri diferencën në favor të anglezëve ishte mesfusha, që Juventusit i mungonte tërësisht. Për pasojë, pas një goditje dënimi, Eriksen barazoi shifrat në 2-2, duke goditur saktë topazi. Me shifrat 2-2 u mbyll kjo ndeshje, rezultat që favorizon fort Totenhemin që do ta luajë ndeshjen e kthimit në Londër. Ndërkohë, ndeshja tjetër midis Bazelit të Taulant Xhakës dhe Mançester Sitit nuk pati histori. Edhe pse zviceranët ishin “mprehur” për të bërë surprizën, ishte Mançester Siti dhe kualitetet e tij që bënë diferencën, duke shënuar tre gola në nëntë minuta. Vendimtare ishin minutat 14 deri në 23, ku fillimisht Gundogan, pastaj Silva e në fund Aguerro, shkatërruan ëndrrën e Bazelit për të marrë rezultat pozitiv. Xhaka u ndëshkua në fund të pjesës së parë me karton të verdhë. Në pjesën e dytë Gundogan shënoi edhe golin e dytë personal e të katërtin për Sitin, duke mbyllur përfundimisht këtë ndeshje të fituar nga anglezët 4-0, mjaftueshëm për të thënë praktikisht se Mançester Siti i Pep Guardiolës ka kaluar në turin tjetër. /Adriatik BALLA  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 16:53

Disa persona kanë tentuar të vjedhin arkën e një kishe katolike në kryeqytet.

Postuar: 19/02/2018 - 16:45

“Tirana është sot vendi ideal për të bërë biznes”.

Postuar: 19/02/2018 - 16:26

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi i janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri pa leje.

Postuar: 19/02/2018 - 15:36

Numri i të prekurve nga fruthi gjatë ditëve të fundit në vendit tonë ka ardhur në rritje. Vetëm në fundjavën që lamë pas, në QSUT janë paraqitur gjashtë raste të reja

Postuar: 19/02/2018 - 15:30

130 djem e  vajza janë kandidatët më të rinj për oficerë në Forcat e Armatosura.

Postuar: 19/02/2018 - 15:14

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani – FK Kuksi, më datë 19.02.2018 ora 18.00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike k

Postuar: 19/02/2018 - 14:52

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto pak pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregoi se çfarë kishte deklaruar para prokurorëve të çështjes lidhur