Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U fut në fushë i armatosur, presidenti PAOK-ut: Qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët

Postuar: 13/03/2018 - 16:05

Presidenti i klubit të PAOK, Ivan Savvidis, ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjet e ditës së dielë në ndeshjen kundër AEK ku ai hyri i armatosur në fushën e lojës.

Si rrjedhojë e këtij incidenti të rëndë qeveria greke mori vendimin për pezullimin e kampionatit pa afat.

Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis bëri xhiron në mediat botërore të dielën pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes me AEK-un, pas një goli të anuluar për skuadrën e ka reaguar për herë të parë . Ai kërkon falje publikisht.

 “Të nderuar zotërinj, dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Reagimi im emocional është shkaktuar nga gjendja e përgjithësuar negative, që mbizotëron në futbollin grek kohët e fundit dhe nga të gjitha ngjarjet e papranueshme që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK.

Veprimet e gjyqtarit, ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe hyrja në fushë e dhjetëra njerëzve të të dy ekipeve. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet.

Nuk kisha ndërmend të ndërhyja te skuadra kundërshtare apo gjyqtarët. Nuk kam kërcënuar askënd. Unë dhe kolegët e mi jemi peng i institucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë. Po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet për një futboll të ndershëm, me arbitrim të ndershëm”, ka thënë Savidis.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 21:19

Pedagogët Jani Marka dhe Arlind Qori, të dy nga Lëvizja për Universitetin sqaruan për Ora Neës linçimin dhe akuzat e adresuara ndaj tyre dhe aktivistëve të tjerë të kësaj Lëvizje.

Postuar: 09/12/2018 - 20:32

E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët.
 

Postuar: 09/12/2018 - 19:41

Studentët pushtuan për të gjashtën ditë rradhazi rrugën përpara Ministrisë së Arsimit ndërsa këtë

Postuar: 09/12/2018 - 19:06

Banorët e “Astirit” janë mbledhur sërish sot në rrugë, në ditën e 36-të të tyre, ku k

Postuar: 09/12/2018 - 18:54

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Velipojë.

Postuar: 09/12/2018 - 18:51

Reshjet në vend u pasuan nga kthjellime ditën e sotme, por mbrëmja do të na rezervojë surpriza të

Postuar: 09/12/2018 - 18:41

Pasi kryeministri Rama kërkoi dialog me studentët për ditën e nesërme, ka reaguar edhe lëvizja &l