BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-opinione

UEFA ultimatum politikës në Shqipëri: Larg duart nga futbolli

UEFA ultimatum politikës në Shqipëri: Larg duart nga futbolli

UEFA po monitoron procesin zgjedhor për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe për këtë çështje ka folur drejtori i komunikimit në UEFA, Pedro Pinto. Me një të kaluar si gazetar sportiv, ai është njohës i mirë i rregulloreve dhe e ndjek procesin e zgjedhjeve në FSHF, duke pasur informacion të plotë për atë që po ndodh në asamble. Ai ka kujtuar, ndërkohë, se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë rast ndërhyrjen e politikës në futboll, duke dhënë edhe paralajmërimin që bazohet në rregulloret e institucionit: mbani duart larg futbollit. Dhe ky “ultimatum” vlen për politikën, e çfarëdolloj ngjyre, që të mos përzihet në zgjedhjet e futbollit. Ai ka dhënë një intervistë për “Top Channel”, ku tregon për herë të parë qëndrimin e UEFA-s për garën në FSHF dhe fushatën që po paraprin këtë proces zgjedhor. Në fakt, drejtori i komunikimit të qeverisë europiane të futbollit, Pedro Pinto, flet në emër të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe mesazhi që do të përcjellë është vetëm një: UEFA po ndjek me vëmendje gjithçka po ndodh në Shqipëri me zgjedhjet e federatës së futbollit që janë planifikuar të mbahen më 7 shkurt. Pyetjes se “Çfarë mund të thoni në përgjithësi për Federatën dhe futbollin shqiptar? Çfarë është bërë mirë dhe duhet bërë më mirë”, Pedro Pinto iu përgjigj: Mendoj që është e drejtë që të themi se ky është një moment i artë për futbollin shqiptar. Përfaqësuesja Shqiptare arriti që të kualifikohet në finalet e kampionatit europian dhe përpos kësaj kjo skuadër bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në kualifikueset e botërorit. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe përmirësimin e dukshëm të rezultateve me ekipet kombëtare të moshave apo ndërhyrjet e dukshme në infrastrukturë. Në total mund të themi se federata shqiptare e futbollit ka shkuar drejt një modernizimi dhe përfshirja e saj në programet e UEFA-s, siç është edhe projekti “grassruts” tregon qartë përmirësimet e këtij institucionit të futbollit shqiptar. Ne presim që kjo gjë të vazhdojë”. Më tej Pinto u pyet për procesin zgjedhor drejtpërdrejt dhe mundësitë që UEFA të mbajë qëndrim për këto zgjedhje për kreun e ri të federatës, ku në garë janë Armand Duka dhe Bashkim Fino. “Sigurisht UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt. Ne jemi në dijeni që janë dy kandidat, mbetemi gjatë gjithë kohës në kontakt edhe me FIFA-n duke grumbulluar paralelisht informacione nga terreni për t’u siguruar që gjithçka të shkojë ashtu si duhet”, shtoi më tej Pinto. Në fund ai është më i drejtpërdrejtë kur është fjala për ndë- rhyrjet politike në futboll, duke përmendur rregulloren dhe statutin e UEFA-s, e cila nuk lejon përfshirjen e politikës në futboll dhe për këtë ai apeloi tek klasa politike në Shqipëri të mbajnë duart larg futbollit. “Pozicionimi i UEFA-s në ndërhyrjet politike është shumë i qartë, 0 tolerancë. Kjo është pjesë e statutit të UEFA-s, statutit të FIFIA-s ashtu sic edhe ju e dini, për këtë arsye ne nuk do të lejomë asnjë ndërhyrje të politikës në çdo formë të futbollit. Sa i përket procesit të zgjedhjeve UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit. Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndjejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete. Ne do të monitorojmë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorja të ndiqet dhe më pas do të kemi një raport nga delegatët tanë. Vetëm pas këtij procesi UEFA do të vlerësojë situatën”, theksoi Pinto. Në fund, ai bën dhe një krahasim me vendet e tjera, si Greqia dhe Spanja, ku zgjedhjet për presidentin kanë pasur ndërhyrje politike. “Nuk do të donim të krahasonim asnjë situatë që ka ndodhur në vende të tjera, të vetmen gjë që dua të them është se do të ketë 0 tolerancë nga çdo ndërhyrje politike në çdo nivel të futbollit dhe procesi zgjedhor është një nivel futbolli në këtë rast, për këtë arsye do të ketë 0 tolerancë”, përfundoi drejtori i komunikimit në UEFA. /Adriatik BALLA

Më të lexuarat