Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet në FSHF, Armand Duka fiton mandatin e pestë

Postuar: 08/02/2018 - 08:18

Armand Duka mbajti edhe një herë tjetër postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi zgjedhjet e djeshme i dhanë atij një mandat të pestë në krye të futbollit shqiptar. Zgjedhjet që u zhvilluan në Durrës, në hotel “Adriatik”, konfirmuan Dukën në krye të federatës, por këtë herë me një ndryshim madhor. Ka kontestime të fuqishme dhe mosnjohje të rezultatit. Pas katër vjetësh Duka do të mbushë dy dekada në drejtim, një kohë e gjatë dhe, e parë me një sy kritik, e papranueshme për kushtet ku operon futbolli në Shqipëri. Çfarë do të bëjë më shumë në këtë mandat një njeri që ka 16 vjet në krye të futbollit në Shqipëri? Një futboll me probleme të mëdha, me trukime e pazare të ndryshme, me mjerim në organizim dhe funksionim, pra një kampionat i degraduar, ndërkohë që mburremi vetëm me ekipin kombëtar, i cili përbëhet nga lojtarë që vijnë nga Kosova e diaspora dhe nuk i ka prodhuar futbolli shqiptar në Superiore. Për këto shqetësime nuk u fol më asamblenë e djeshme zgjedhore të federatës dhe me siguri që nuk do të flitet as në katër vitet e ardhshme. Duka do të vazhdojë të qeverisë edhe për katër vjet, bashkë me klanin e Saliut, duke i ngjarë kështu figurës së përfolur të larguar nga FIFA, Sep Blater, i akuzuar për korrupsion.

Zgjedhjet në asamble dhe procesi i votimit

Armand Duka “rrëmbeu” një mandat të pestë në krye të FSHFsë, duke marrë mbështetjen e shumicës së delegatëve, delegatë që ishin kontestuar në masë nga rivali i tij Bashkim Fino. Kreu aktual i FSHF-së arriti të marrë më shumë vota që në raundin e parë, por jo aq sa duhej për të fituar direkt. Në balotazh, Duka mori 38 vota, kundrejt 24 të rivalit të tij, Bashkim Fino, ndërsa 3 vota ishin të pavlefshme. Në këto zgjedhje, krahas Dukës kandiduan edhe Bashkim Fino e Shpëtim Hala, me këtë të fundit që u skualifikua që në raundin e parë, pasi nuk mori asnjë votë. Kjo ishte një nga betejat më interesante për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që kulmoi me debatin live të Dukës dhe Finos, në një studio televizive, ndërsa nuk munguan as akuzat e kundër-akuzat, por edhe tonet e larta. Gjithsesi, në përfundim të procesit zgjedhor, pavarësisht kontestimeve, kandidati Fino shtrëngoi duart me Dukën dhe e uroi për fitoren, por kjo vetëm për sportivitet, pasi beteja ligjore për presidentin do të spostohet tani në dyert e gjykatave dhe madje deri në FIFA e CAS. Asambleja e FSHF-së vijoi pas zgjedhjes së presidentit me zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, por edhe organe të tjera të institucionit. E parë në tërësi, asambleja e djeshme shfaqi mjaft probleme, ku së pari FSHF kishte të drejtën e transmetimit nëpërmjet “Supersport”, media e Dukës, por sinjali u ndërpre sa herë flitej për problemet e shoqatave sportive fantazmë. Jo vetëm kaq, ambienti ishte shpërthyes për shkak të polarizimit të delegatëve, ndërkohë që njerëzit e Dukës gjendeshin kudo dhe në këmbë për të ndë- rhyrë. Kandidati kryesor rival, Bashkim Fino, ishte ulur në një vend të papërshtatshëm, duke kujtuar se asambleja mblidhej, votonte e merrte vendime vetëm për Dukën. Pjesë e kësaj loje si duket ra dhe UEFA, e cila, e njoftuar apo keq informuar, nxitoi të bënte ende pa nisur procesi deklarata të forta pro Dukës, duke kujtuar se sfidanti Fino vinte nga politika. Natyrisht, nuk u tha kaq hapur, por Surkis që përfaqësonte UEFA-n mbajti gjithë kohës anën e Armand Dukës. /Adriatik BALLA  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi