BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Elbasan mbrëmjen e 18 shtatorit, mesazhi që ju dërgua zyrtarit të policisë

Çfarë ndodhi në Elbasan mbrëmjen e 18 shtatorit, mesazhi

Gjatë një aksioni policor në Elbasan mbrëmjen e 18 shtatoritmakina e zëvendësdrejtorit Gjergji Oshafi u përplas qëllimisht nga një “Audi” i blinduar.

Por çfarë ndodhi në Elbasan mbrëmjen e 18 shtatorit, kush është njeriu që thuhet se goditi mjetin e policisë së këtij qyteti?

Top Channel disponon dosjen në të cilën është referuar incidenti që pasoi prezencën e RENEA-s dhe të FNSH në këtë qytet.

Në informacionin përcjellë Krimeve të Rënda thuhet se nuk ishte vetëm operacioni “Vjeshtë 2017” shkaku i ndërhyrjes së policisë, por edhe një telefonate e bërë specialistit të krimeve që besohet se ka qenë një shtetas me emrin Sokol Ç. Mesazhi i telefonatës ishte ky:

“Koli jam. Më ndihmo se në brendësi të tunelit më kanë dalë dy makina dhe më kanë bllokuar rrugën. Është një ‘Range Rover’ dhe një ‘Audi’ me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar!”.

Rezulton se telefonata është kryer në orën 16:20 dhe menjëherë i është shpërndarë sallës operative dhe zëvendësdrejtorit të policisë.

Disa orë më vonë, sipas dosjes, një shërbim i patrullës “Shqiponja” ka konstatuar pranë tregut agroushqimor një makinë “Range Rover” që po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Pas ndalimit të këtij mjeti që drejtohej nga Ledio Zabeli, është konstatuar se ai mbante një radiomarrëse, thotë policia. Në këtë moment, thuhet më tej ka mbërritur një “Audi” i blinduar me xhama të zi që ka goditur makinën e policisë, duke rrezikuar jetën e katër oficerëve të Policisë së Elbasanit.

Zëvendësdrejtori, si njëri prej oficerëve që ndodhej në makinë shpjegon: “Si pasojë e goditjes, mjeti i policisë u zhvendos 90 gradë dhe në këtë moment, vura re se dera elektrike e tregut u hap dhe makina hyri brenda. Një oficer i patrullës ‘Shqiponja’ bërtiti ‘ndal, policia’ dhe më pas dëgjova të shtëna nga ana e policisë”.

Po ndërsa policia lokale e përshkruan autorin si një njeri të rrezikshëm që drejton një grup kriminal, të vakëta janë dëshmitë e oficerëve të cilat nuk japin asnjë përshkrim mbi autorin që sipas tyre, ishte i panjohur. Madje, edhe zëvendësdrejtori i policisë nuk ka arritur ta dallojë.

“Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe kapele rrumbullake. Tjetër gjë nuk kam mundur të fiksoj pasi ai ishte edhe me shpejtësi”.

Por përveç dëshmive të policëve, të cilët nuk thonë asgjë, ajo që do të hedhë dritë të plotë mbi skenën se si ndodhi përplasja është një video e sekuestruar fare pranë një objekti dhe që pritet të merret në dorëzim nga Prokuroria./Top Channel/