Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çorovodë/ Aksidentohet furgoni i viteve ’80 i mbushur me nxënës, 9 të plagosur

Postuar: 13/03/2018 - 08:13

 

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e djeshëm banorët e fshatrave të Buzuqit dhe Orizajt, kur mësuan që një nga minibusët që transportonte nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme drejt Çorovodës kishte rënë në humnerë nga rreth 20 metra në greminë edhe pse fatmirësisht të gjithë nxënësit së bashku me shoferin kanë shpëtuar. Aksidenti u shënua rreth orës 07:35 minuta, në një kohë kur në mjetin me targa AA 445 KE, udhëtonin rreth 15 nxënës, të moshës nga 14 deri në 18 vjeç, nga fshatrat Buzuq e Orizaj. 9 prej nxënësve, morën trajtim mjekësor pranë spitaleve të Çorovodës e Beratit, ndërsa një vajze, rreth 18 vjeçe, e identifikuar si Romina Kapllani po trajtohet në Spitalin e Traumës ku u transportua me helikopter. Ndërkohë që mësohet se nga 15 nxënësit që ndodheshin në autobus, një është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, 4 ndodhet në spitalin e Skraparit, 5 të tjerë në spitalin e Beratit jashtë rrezikut, ndërsa 5 të tjerët dhe shoferi nuk kane asnjë lëndim. Vajza që ndodhet në Tiranë për mjekim më të specializuar, sipas mjekut Gjovalin Bushi, i cili dha lajmin e mirë se nxënësja ndodhet jashtë rrezikut për jetën për momentin, ndërsa ka një frakturë në këmbë dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. “Para një ore jemi njoftuar për një aksident në Skrapar. Helikopteri solli një të plagosur, gjendja e vajzës është e mirë, ka probleme në pjesën e këmbës. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrje në këmbë. Nga informacionet që kemi nuk presim që të vijë rast tjetër. Mund të vijë ndonjëri nga nxënësit me ambulancë. Vajza është me parametra të mira” deklaroi ai, pasi pa gjendjen e 18-vjeçares. Ndërkohë që burime nga Spitali i Beratit bëjnë me dije se nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën ndodhen nxënësit me inicialet, E. K., 17 vjeçe; A. K., 17 vjeçe; R. H., 17 vjeç; B. H., 17 vjeç si dhe një fëmijë 8 vjeç.

Shkaqet e aksidentit

Minibusi i cili po transportonte dje nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të fshatit të Buzuqit dhe Orizaj është një automjet shumë i vjetër dhe i amortizuar. Mjeti që transportonte çdo ditë fëmijët është një prodhim i vitit 85. Përveçse shumë i vjetër automjeti gomat i kishte i kishte jashtë standardeve, dhe një nga shkaqet kryesore të aksidentit dyshohet se janë gomat duke e nxjerrë jashtë rrugës pas frenimit. Drejtuesi i mikrobusit, Astrit Hysi u shoqërua në polici pas aksidentit për të hedhur dritë rreth rrethanave të tij. Mësohet se ai ka deklaruar përpara uniformave blu se shkak i aksidentit u bë defekti me frenat. Por dëshmitarë nga vendi i ngjarjes të cilët janë banorë të zonës ku ndodhi aksidenti, thonë se mikrobusi ka qenë me shpejtësi të lartë, pasi tentonte të parakalonte autobusin tjetër që transportonte nxënës. Sipas banorëve konkurrenca për të mbledhur sa më shumë nxënës të fshatrave e për t’i transportuar në shkollë, ka qenë shkak i shpejtësisë së lartë. Sipas tyre autobusi ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në momentin që shoferi ka tentuar të frenojë në një kthesë të fortë në një terren shumë të vështirë ka përfunduar në greminë. Autobusi pas disa rrotullimeve ka përfunduar në humnerë, por pavarësisht se aksidenti ishte i rëndë, shoferi nuk ka pësuar dëmtime, madje ka qenë ai që ka lajmëruar policinë, ambulancën dhe zjarrfikësen, që u kanë ardhur në ndihmë nxënësve duke i dërguar në spital. Gjithashtu banorët që ishin dëshmitarë thonë se policia mbërriti me vonesë në vendngjarje. Ata shprehen se mjetet që transportojnë nxënësit e këtyre fshatrave në shkollën e Çorovodës janë shumë të vjetra dhe jashtë çdo standardi për transport. Megjithatë pritet që ekspertiza të hedhë më shumë dritë rreth rrethanave të aksidentit që mund të rezultonte fatal për jetët e 15 nxënësve që udhëtonin në të.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2018 - 23:59

Një i ri, është prangosur nga Polica e Librazhdit. Mësohet se shkaku i prangosjes së tij në flagrancë është kryerja e marrëdhënieve seksuale me një minorene.Sipas Policisë Vendore, arrestimi i A.

Postuar: 20/08/2018 - 22:19

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit tatimor, Enertil Canaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mban

Postuar: 20/08/2018 - 22:18

Rreth 600 te rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipëria po marrin pjesë

Postuar: 20/08/2018 - 21:25

E gjithë Lezha është pa drita.

Postuar: 20/08/2018 - 21:06

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjecar me incialet O.K pasi duke udhëtuar

Postuar: 20/08/2018 - 20:45

Një aksident i rëndë i mori jetën një 33-vjeçari nga Saranda, i identifikuar si Ervis Taka, dit

Postuar: 20/08/2018 - 20:34

 Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndër