BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“1 mijë shqiptarë në Britani të Madhe”, detajet e shkatërrimit të rrjetit kriminal të klandestinëve

“1 mijë shqiptarë në Britani të Madhe”, detajet

 Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu nëpërmjet një konferencë për shtyp ka dhënë detajet e shkatërrimit të rrjetit kriminal të klandestinëve. Policia e Shtetit realizoi një superaksion gjatë mbrëmjes së djeshme, ku arriti të shkatërronte 7 grupe kriminale të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, të cilat sipas hetimëve kanë arritur të bënin kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë. Kreu i Policisë së Shtetit, theksoi që megaaksioni është bërë në bashkëpunim me oficerë amerikë. Ndërkohë që rrjeti i trafikantëve i ndarë në 7 grupe kriminale, bënte kalimin klandestinë të shqiptarëve në Kanada, Amerikë dhe Britani të Madhe. Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret:

•Shqipëri – Itali - Mbretëri e Bashkuar

• Shqipëri - Francë - Mbretëri e Bashkuar

•Shqipëri - Bullgari - Belgjikë - Republika Domenikane - SHBA / Kanada

•Shqipëri - Spanjë - Amerika Latine – SHBA.

 

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në Gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

Ata janë:

•Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

 

•Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

 

•Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

 

• Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër. Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 12 shtetasve tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, nga këta 2 shtetas janë me shtetësi dhe kombësi bullgare.