Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Explosion”, sekuestrohen 3 mina me telekomandë, arrestohen 2 persona

Postuar: 13/09/2017 - 16:03

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni policor i koduar “Explosion”, duke bërë kështu të mundur kapjen e 2 personave si dhe sekuestrimin e 3 minave me telekomandë.

Në kuadër të këtij operacioni shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkepunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale arrestuan shtetasit Jurgen Muho, 24 vjeç, dhe Eraldo Kataroshi.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave me rrezikshmëri kriminale, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë eksplozive, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Explosion”.

Në kuadër të këtij operacioni shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkepunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale kanë arrestuar shtetasit:

– Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë.

– Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të punës së mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen Polo”, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-3 mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet).

– mjeti tip “Volksëagen Polo”.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/4 dhe 25 të Kodit Penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 22:51

Policia franceze ka goditur një rrjet trafiku ndërkombëtar droge  këtë fundjavë, me rreth 1.3 ton kokainë të sekuestruara në Bordo.

Postuar: 20/11/2017 - 21:01

Një i mitur shqiptar është plagosur me thikë në Francë pas një sherri banal.

Postuar: 20/11/2017 - 20:57

Një 60-vjeçar shtetas grek është arrestuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme droge, të futur në Greqi nga Shqipëria.

Postuar: 20/11/2017 - 20:48

Pas asfiksimt të 60 nxënësve në fshatin Shupenzë të Bulqizës është pezulluar mësimi në shkollën e mesme “Rifat Manjani”.

Postuar: 20/11/2017 - 20:24

Policia italiane ka vënë në pranga shtatë shqiptarë të cilët dyshohen pjesë e një grupi prostitucioni.

Postuar: 20/11/2017 - 20:07

Ditët e ftohta duket se po mbërrijnë në vendin tonë.

Postuar: 20/11/2017 - 20:06

Një 32-vjeçar është gjetur i pajetë në një ndërtesë të braktisur në kryeqytet.