BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Aktualitet

“Plani i Marjanës për të helmuar nënën dhe konsultimi me familjarët e saj”, rrëfehet Olti Lami

“Plani i Marjanës për të helmuar nënën dhe

Zbardhet dosja se si është zbuluar vrasja e Lirie Lamit në Kamëz. Olti Lamit është tronditur që kur ka parë videon e hoxhës, ku ish-nusja e tij pranonte të kishte vrarë vjehrrën.

I riu thotë se kishte pasur dyshime tek nusja e tij edhe pas varrimit të nënës. Sjelljet e Marjanës dhe disa shenja në trupin e saj e kanë bërë të riun të dyshonte.

“Mami kishte shenjën e kafshimit në fytyrë dhe gërricje me thonj në pjesën e buzës. Një ditë pas varrimit të saj (Marjana) më tha mua do vish pak tek dhoma se kam frikë për tu ndërruar. Po mirë thashë, po vi me ty dhe kur hoqi bluzën i pashë disa shenja të zeza në krah. E pyeta se ku i kishte bërë ato shenja dhe më tha që ia kishin bërë gratë ditën e varrimit, duke i thënë të mos qante…Ajo domethënë nuk ka qarë fare atë ditë vetëm se rrinte me kokën ulur dhe aty më hipën shumë dyshimet që kjo ka gisht në këtë pjesë”.

Dyshimet e tij u konfirmuan pas pesë ditësh kur nga morgu iu mbërrin dokumenti se 48-vjeçarja Lirije Lami ishte vrarë. Menjëherë pas këtij lajmi nusja largohet nga shtëpia.

Dyshimet se nusja mund t’i kishte vrarë nënën e shqetësonin shumë Oltin dhe shkoi tek hoxhë Hyseni për të kërkuar ndihmë, por në vend të qetësisë shpirtërore ai mësoi të vërtetën e tmerrshme që Marjana ishte vrasësja dhe se për këtë krim ishte konsultuar me dy familjarët e saj.

“Ndodheshe me fytyrë komplet, ishte ulur në një divan dhe tregonte komplet ngjarjen se si e mbyti. Thoshte që e thirra hajde futu brenda tek shtëpia dhe i dhashë një lëng portokalli. I thashë merre këtë lëngun se na e ka dhënë një hoxhë për të na bo mirë të gjithëve, e kemi pi të gjithë, pije dhe ti, por ka pak erë të rëndë, por këtë e kemi pirë të gjithë ne. Dhe mami siç thoshte ajo, kishte thënë po mirë do e pi edhe unë që të na bëjë mirë të gjithëve“,- tregon i riu.

Sipas rrëfimit që hoxha i ka treguar Olsit, Marjana vendimin për të helmuar vjehrrën nuk e ka marrë vetëm. “Kam pyetur mamin dhe vëllain tim, se nuk mund ta merrja një vendim të tillë pa pyetur familjen time”,- mësohet t’i ketë thënë ajo hoxhës.

E për të shuar zhurmën e vrasjes së vjehrrës Marjana inskenoi edhe një tentativë vetëvrasjeje.
“Po të merrte vesh Olti që unë kam bërë tentativë vetëvrasje do ta hiqnim vëmendjen nga gjithë pjesa tjetër. Këtë thoshte dhe do e mbaj vetëm tek unë, që ta harrojmë këtë pjesën e vrasjes”,- shton Olti duke iu referuar videos 72 minutëshe që ka parë tek hoxhë Hyseni.