Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Aktualitet

Ja sa para përfiton Shqipëria nga Covidi. Zbulohet shifra e lartë

Ja sa para përfiton Shqipëria nga Covidi. Zbulohet shifra e lartë

Këshilli i Bashkimit Evropian, do të ofrojë ndihmë 180 mln euro për Shqipërinë në kuadër të memorandumit për Mirëkuptim për programet e ndihmës makro-financiare.

Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është indikator i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto shtete në kohë të një krize me përmasa të papara më parë.

Në paragrafin për Shqipërinë shkruhet, “180 milion euro për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes dhe luftimin e korrupsionit dhe forcimin e mbrojtjes sociale”.

Valdis Dombrovskis, zv/ kryetari i Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike, tha: “Mbështetja e fqinjëve tanë është thelbësore gjatë kësaj kohe krize për ta mbajtur të qëndrueshëm të gjithë rajonin. Si pjesë e përgjigjes globale të BE-së ndaj pandemisë së virusit, ne përpiqemi të ndihmojmë vendet tona fqinje të zbutin goditjen më të keqe ekonomike”.

Memorandumet për Mirëkuptim tashmë janë dakordësuar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.