Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

10 ditë nga tragjedia e Shkodrës, ende asnjë shpresë për zbardhjen e së vërtetës, banorët: Ja çfarë pamë nga helikopteri

  10 ditë nga tragjedia e Shkodrës, ende asnjë shpresë për zbardhjen e të vërtetës, banorët: Ja çfarë pamë nga helikopteri

Postuar: 16/04/2016 - 18:59

Ende nuk ka një version zyrtare për motivet pse helikopteri i forcave të armatosura përfundoi në liqenin e Shkodrës. Grupi i xhirimit të abc news disa ditë më pas shkoi në vendngjarje dhe sipas dëshmitarëve aty vetëm një skaf policie ka kryer disa kontrolle në ujë.
 
Vetëm gjurmët e automjeteve të ushtrisë dhe të policisë kanë mbetur nga vendi i ngjarjes ku u rrëzua helikopteri EC145 i ushtrisë shqiptare.
 
Pas largimit të mbetjeve, një skaf policie ka shkuar sërish në liqen. Pasi ka bërë disa kontrolle në ujë, është larguar bashkë me uniformat blu që kontrollonin edhe në tokë. Rifat Taflaj banor i zonës akoma kujton zhurmën e frikshme, kur helikopteri përfundoi në liqenin e Shkodrës.
 
Helikopteri i nxjerrë nga uji bashkë me mbetjet e gjetura në breg ruhet në ambientet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.
 
Nga hetimet e deritanishme nuk është arritur ende në një konkluzion për shkaqet e ngjarjes në të cilën humbën jetën Kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha dhe u plagos Gerald Baramuça.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:37

Humb jetën në spitalin e traumës në kryeqytet 26-vjeçari me iniciale G.B i cili u aksidentua tre ditë më parë në Elbasan, si pasojë e të cilit u plagosën edhe tre persona të tjerë.
 

Postuar: 19/07/2019 - 23:08

Një e moshuar ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës pasi është rrëzuar në rrugën ‘Komun

Postuar: 19/07/2019 - 22:10

Dhjetëra agjentë policie ishin të përfshirë në operacionin, që çoi në arrestimin e 12  perso

Postuar: 19/07/2019 - 20:27

Adriatik Kuka vrau bashkëshorten e tij Hazbije Kuka në sy të djalit 8-vjeçar.

Postuar: 19/07/2019 - 19:22

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i ndodhur në familjen në Durrës.

Postuar: 19/07/2019 - 19:15

7 persona kanë rënë në pranga në Krujë për kultivim kanabisi, ku mes tyre është edhe një i mitur.

Postuar: 19/07/2019 - 19:03

Policia e Tiranës ka ndaluar një 73-vjeçar, për 2 vepra penale: "Vepra të turpshme" dhe