BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Aktualitet

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës së krimit, edhe SHISH ngrihet në këmbë në kërkim të Ervis Martinajt! Kontrollohen bazat në 5 qytete, ja çfarë po tentohet përmes qelizave telefonike

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës

Janë përfshirë në një hetim të përbashkët Policia shqiptare dhe Shërbimi Informativ për gjetjen e Ervis Martinaj, për të cilin një javë më parë xhaxhai i tij e denoncoi si person që ka humbur kontaktet me familjarët. Burime nga Policia thonë që hetimet po përqendrohen brenda kufijve të vendit ku dyshohet se Martinaj fshihet prej disa muaj që nga operacioni “Plumbi i Artë”.

Në qytetin e Shkodrës, Laçit, Vlorës, Durrësit e Tiranës janë kryer mbi dhjetëra kontrolle, por në bazat e dyshimta nuk është gjetur asnjë gjurmë e Martinajt e as e ndonjë pjesëtari të grupit të tij.

Përmes qelizave telefonike po tentohet gjetja e vendndodhjes së fundit të këtij personazhi shumë të njohur, por deri në këtë fazë, policia dhe Shërbimet Informative duhet të gjejnë numra telefoni të përdorur nga Martinaj.Të gjitha informacionet që po mblidhen në terren po shkëmbehen edhe me SPAK  që disa muaj më parë nxori urdhër arresti për këtë person

Ndër pistat e hetimit është ajo e rrëmbimit të personit nga grupet rivale kriminale të Ervis Martinaj, i njohur edhe si biznesmeni i lojërave të fatit. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.