Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

1000 kg kokainë e mitralozë, ky është shqiptari pjesë e organizatës kriminale italiane (Emri+Detaje)

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në trafikun e drogës me bazë operacionale në Capitale.

18 urdhër-ndalimi me paraburgim janë lëshuar, ndërsa në krye të grupit ishte italiani Costantino Sgambati (42 vjeç), një figurë në zhvillim në skenën kriminale romake, i lidhur me eksponentët e fraksioneve të mirënjohura të mafies si “Coluccia” apo “Santa Corona Unita”.

Grupi ishte bërë një kanal i rëndësishëm i shpërndarjes së drogës.

Gjatë aksionit, u kapën 73 kg kokainë, 140 kg hashash, 20 armë zjarri përfshirë kallashnikovë, mitralozë Skorpion dhe silenciator, 6 kg eksplozivë të fuqishëm, 5 detonatorë dhe një jelek antiplumb, shkruan “Ilmessaggero”.

Hetimet, të cilat vazhduan për një kohë të gjatë për të rindërtuar strukturën e bandës, u lejoi hetuesve identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, midis të cilëve edhe një 31 vjeçar shqiptar.

Shqiptari Dorian Petoku, u arrestua në Gico, janarin e kaluar si pjesë e operacionit “Kostoja e ulët e Brazilit”, në përpjekje për të importuar mbi 1000 kg kokainë nga Amerika e Jugut në bashkëpunim me disa shtetas italianë, pjesë e organizatës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 17:50

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin pasi janë përplasur 3 makina.

Mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë një grua.

 

Postuar: 15/09/2019 - 17:26

39-vjeçari i cili është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Tiranës për vrasjen e Santiago Malkos

Postuar: 15/09/2019 - 17:03

Karabinierët e Kompanisë dhe të Stacionit të Frascati me ndihmën e atyre të Njësisë Hetuese të Gr

Postuar: 15/09/2019 - 16:50

Një shqiptare 39 vjeçe u shoqërua në policinë e Korinthit, pasi dyshohet se ka vendosur disa zjar

Postuar: 15/09/2019 - 16:09

Kjo javë që lamë pas ishte kryesisht me  mot të qëndrueshëm.

Postuar: 15/09/2019 - 15:43

Për vrasjen e Santiago Malkos, ish-policit është arrestuar një 39-vjeçar në Tiranë, i cili akuzoh

Postuar: 15/09/2019 - 14:44

Vijon faza e konkursit për 500 vende të lira për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit.